Lajme
Dorëheqja e policëve serbë, Sveçla: Po kërcënohen, komuniteti ndërkombëtar të reagojë
Demokracia
15:27 | 18 Gusht 2023

Share:

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka reaguar pas dorëheqjes së policëve të rinë serbë nga Policia e Kosovës.

Sipas tij kjo po ndodh si pasojë e kërcënimeve dhe presioneve nga Beogradi.

Ai ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë.
“Policët po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve dhe presioneve nga institucionet e sanksionuara të Beogradit. Në këtë mënyrë ata qëllimisht po dëmtojnë pakicën serbe në Kosova, duke shkelur sovranitetin tonë. Kjo duhet të ndalojë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë”, ka shkruar Sveçla në Twitter.


Gjatë ditës reagoi sërish edhe presidentja, Vjosa Osmani.

Osmani ka thënë se deri më tani në bazë të informatave të fundit nga organet e sigurisë kanë dhënë dorëheqje shtatë zyrtarë serbë të Policisë së Kosovës.

Presidentja tha se frikësimi dhe shantazhimi i këtyre policëve po vjen nga Serbia teksa ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të marrë ndaj Serbisë dhe Vuçiqit për presionin ndaj policëve serbë.

“Sipas hetimeve të institucioneve tona përgjatë këtyre javëve, janë informata të konfirmuara, frikësimi dhe shantazhimi i tyre vjen nga Serbia, pra burimin e kanë në Serbi, ky shtet që fatkeqësisht vazhdon me agresion të hapur në raport me Kosovën, po vazhdon nëpërmjet institucioneve ilegale dhe kriminale në Kosovë tu bëjë presion qytetarëve serbë që janë pro-integrimit, shfrytëzimit të të drejtave që u ofron dhe Kushtetuta dhe Marrëveshjet e Brukselit”, ka thënë Osmani.

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024