Lajme
Dorëheqja e Gërgurit, Tahiri: Bashkë do të fitojmë sërish në Vushtrri e në gjithë Kosovën
Demokracia
22:44 | 21 Shkurt 2021

Share:

Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka reaguar pas dorëheqjes së kryetarit të degës së LDK-së në këtë komunë Hysni Gërguri, për shkak të debaklit të kësaj partie në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Tahiri në një postim në Facebook ka falënderuar Gërgurin për punën e deritanishme, teksa ka siguruar qytetarët se Lidhja Demokratike e Kosovës në të ardhmen “do të fitojë serish në Vushtrri dhe në të gjithë Kosovën”.

Postimi i plotë i Tahirit, pa ndërhyrje:

Më lejoni që në emrin tim e të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, t’ju falënderoj nga zemra për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për LDK-në dhe Vushtrrinë. Bashkë kemi fituar në zgjedhjet e vitit 2017, bashkë do të fitojmë sërish në Vushtrri e në gjithë Kosovën.

LDK mbetet përgjithmonë familja jonë e përbashkët! Zoti ju bekoftë! Mirënjohës gjithmonë për bashkëpunimin tonë! Me respekt, Xhafer Tahiri. /Demokracia.com/

I dashur Dr. Hys,

Miq e aktivist të LDK-së,

Më lejoni që në emrin tim e të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, të ju…

Posted by Xhafer Tahiri on E Diele, 21 Shkurt 2021

Të ngjashme