Sport
Donnarumma ia jep lamtumirën Raiolas me fjalë prekëse
Demokracia
14:46 | 02 Maj 2022

Share:

Gianluigi Donnarumma ishte njëri prej yjeve të futbollit botëror që e kishte menaxher Mino Raiolan.

Italiani ndërroi jetë së fundmi në moshën 54 vjeçare, ndërsa njihet si njëri prej menaxherëve më të suksesshëm në histori të futbollit.

E portieri i Paris Saint-Germainit i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’ia dhënë lamtumirën e fundit tashmë ish-menaxherit të tij.

“Jam aq i trishtuar sa që nuk mund ta përshkruaj me fjalë, nuk e di nëse mund t’i them të gjitha ato që dua. Mino, ishe unik për mua, të falënderoj që ishe përkrah meje kur isha djalë i ri e deri sot”.

“E di se nga atje ku ja, do të qëndrosh gjithmonë duke më ndjekur dhe duke më këshilluar, siç ke bërë gjithmonë”.

“Ta kam bërë një premtim kohë më parë, ti e di se do ta mbaj.

Ta dua të mirën. Më mungon qysh tash”, ka shkruar ish-portieri i Milanit.

Mino Raiola i kishte nën menaxhim edhe yjet tjerë të futbollit botëror si Zlatan Ibrahimovic, Paul Pogba, Erling Haaland, Marco Verratti e disa të tjerë./Demokracia.com/

Të ngjashme