Një meç i boksit tejet i rëndësishëm zhvillohet sot në Stamboll të Turqisë ku boksierja jonë Donjeta Sadiku lufton në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, shkruan Demokracia.com.
Sadiku, e cila tashmë ka siguruar medaljen e bronztë garon në kategorinë -60 kg.
Ajo përballet me amerikanen, Shakiyla Rashida Ellis, medaliste e bronztë e botës 2019.
Meçet e sotme fillojnë prej orës 18:00. /Demokracia.com