Sport
Donjeta Sadiku ndalet në gjysmëfinale, por fiton medaljen e bronztë në Botëror
Demokracia
18:45 | 18 Maj 2022

Share:

Donjeta Sadiku e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror për senior në Stamboll të Turqisë.

Boksierja kosovar është mposhtur në gjysmëfinale nga amerikania, Ellis Rashida Shakilya në kategorinë deri në 60 kilogram, shkruan Demokracia.com.

Me gjithë humbjen, ajo ka siguruar medaljen e bronztë që është suksesi më i madh për boksin kosovar pas pavarësimit të sportit më 1991.

Sadiku, që si juniore ka arritur suksese të mëdha, deri në gjysmëfinale arriti me tri fitore./Demokracia.com/

Të ngjashme