Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, përveç huqjeve të saj në Twitter, ajo njihet edhe për veprime të tjera që kanë të bëjnë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës [UÇK]. Rrallë herë e përmend, por kur e bën, i akuzon ish-krerët e UÇK-së.
Së fundi, Gërvalla përvjetorin e 23 të çlirimit të Kosovës, ajo askund nuk e përmendi kontributin që kishte dhënë UÇK-ja në luftën kundër krimeve serbe në Kosovë.
Me një status të gjatë, Gërvalla, u zgjerua me falënderime e lavde për NATO-n dhe duke u rezervuar çuditërisht në përmendjen e akronimit UÇK.
Si herëve të tjera, as kësaj herë UÇK nuk zuri vend në shkrimin e saj në Facebook.
“Mrekullia e para 23 vjetëve nuk mund të arrihej pa një sakrificë të jashtëzakonshme të vet Kosovës, pa mbështetjen e të gjithë shqiptarëve anembanë botës dhe pa ndihmën e pazëvendësueshme të partnerëve tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar Gërvalla.
Në këtë Gërvalla përmend rolin e NATO-s dhe KFOR-it për çlirimin e Kosovës, mirëpo nuk e përmend fare kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Në ditën e çlirimit të Kosovës kujtojmë edhe të gjithë ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it, të cilët kontribuuan fillimisht në çlirimin e Kosovës dhe më pas në paqen dhe stabilitetin e saj. Nderimi dhe mirënjohja jonë për ata ushtarë, të cilët gjatë këtij misioni fisnik humbën jetën, do të jetë i përjetshëm, ka shkruar ajo”, pa shprehur nderime edhe për ushtarët e UÇK-së.
Ndërkohë, Gërvalla heziton ta përmend UÇK-në edhe në rastet kur kujton luftëtarët kryesor të UÇK-së.
Në një status të 19 prillit, Gërvalla kujtonte datën e rënies së heroit Sali Çekaj i cili ra dëshmor më 19 prill 1999 në betejën e Kosharës.
Në këtë postim, që Gërvalla e titullonte “Heroi im i Pavarësisë” Sali Çekaj”, Gërvalla heziton ta përmend faktin që Çekaj ishte ushtarë i UÇK-së.
Gërvalla kishte shkruar vetëm se Çekaj ishte “luftëtar i paepur”, por jo edhe faktin se ky luftëtar ishte nën uniformën e UÇK-së.
“Sali Çekaj rrezatonte trimëri, vendosmëri, dinjitet dhe thjeshtësi. Me jetën e tij ai na tregoi të gjithëve se si mund të jetë Kosova. Sali Çekaj ishte një strateg i rrallë politik, njeri i lirisë dhe drejtësisë. Nuk u ndal asnjë herë së luftuari për lirinë e Kosovës. Fillimisht luftoi me mjete politike nga Deçani dhe më pas nga Mërgata dhe në fund edhe me pushkë në krah”, kishte shkruar ndër tjerash Gërvalla.
“Po i bëhet dëm historisë së Kosovë”
Mirëpo, ky ‘lëshim’ i Gërvallës nuk kaloi lehtë pasi reagimet kundër saj u lëshuan nga ish-luftëtarë të UÇK-së dhe njohës të zhvillimeve politike në vend.
Analisti dhe ish-ushtari i UÇK-së, Uk Lushi ka thënë se anashkalimi i UÇK-së bëhet vetëm nga persona që kanë çrregullim shëndetësore dhe që e urrejnë vetën.
“Nuk i kuptoja shqiptarët që nuk guxonin të thonin emërtimin UÇK gjatë pushtimit dhe përpjekjes për liri, por i mirëkuptoja dhe mëshiroja. Tuteshin. Robëria e gjatë e lind mentalitetin e skllavit, i cili nga disa nuk largohet lehtë. Por sot, 23 vjet pas çlirimit, të mos guxosh apo të anashkalosh UÇK-në në çlirimin dhe lirinë e Kosovës, UÇK-në që në thelb ishte ajka patriotike e popullit shqiptar, duhet të jesh ose abnormal ose të urresh veten.”, ka shkruar Lushi që ishte pjesë e batalionit Atlantiku.
Gërvallës i ka reaguar edhe Gani Koci, ish-pjesëtar i UÇK-së dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
“Donikë Zezës nuk ja zë goja tri shkronjat e arta UÇK, as në ditën e çlirimit”, ka shkruar ai, teksa e ka ofenduar rëndë kryediplomaten kosovare.
Pos figurave politike, reagime ka pasur edhe nga komuniteti i artistëve. Jeton Zogjani ka kërkuar dorëheqjen e saj.
Reagime ka pasur edhe nga komuniteti i medias të cilët e dënojnë injorimin që Gërvalla “po ia bën” UÇK-së.
Në anën tjetër, analisti dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Ilir Mirena ka thënë se qëndrimet e Gërvallës për UÇK janë tashmë të njohura duke thënë Gërvalla ka shprehur gatishmërin për të dërguar dosje në Hagë.
“71 mije e 700 vota ja keni dhane vitin e kaluar Donika Gervalles. K’to qendrime per UÇK’ne kjo gjithmone i ka pas. Nje Kosove e ka dite se kjo kishte shprehur gatishmerine me dergu dosje ne Hage kunder krereve te UÇK’se. Por, kjo nuk i ka penguar 71 mije e 700 shqiptare ta votojne ate e as Albin Kurtin qe t’ja besoje diplomacine e Kosoves nje personaliteti te tille. Keni votuar, shijojeni. Thash t’jau kujtoje…”, ka shkruar Mirena në Facebook.
Ndërsa, njohës i politikës, Afrim Haliti, ka thënë se prej Donika Gërvallës është e pamundur që të presim që të përmend UÇK-në.
Haliti ka kërkuar më shumë që të fokusohemi në pozitën publike që mban Gërvalla, pasi sipas tij, po i bëhet dëm historisë së Kosovës.
“Donika Gërvalla krejt publikisht ka shprehur gatishmëri që të deponojë dosje në Gjykatën Speciale kundër udhëheqësve të UÇK-së, jo publikisht nuk e dimë nëse e ka ushtruar këtë gatishmëri, edhe pse është fare e paqartë se në çfarë kapaciteti?! Është fare e pasinqertë nga ne që të presim nga ajo që të përmendë UÇK-në në formë lavdate, apo vlerësimi pozitiv. E sinqertë nga ne do të ishtë të vëmë në dyshim dhe të kërkojmë llogari për besueshmërinë dhe kredibilitetin e saj për të mbajtur pozitën publike që ka sepse nuk guxojmë që të lejojmë që t’i bëhet kaq dëm historisë sonë.”, ka shkruar ai në Facebook.
Edhe analisti nga Amerika, Petrit Zogaj, ka thënë se Gërvalla kurrë nuk do të jetë në linjë me dëshmoren Xhevë Lladrovci pasi e urren UÇK-në.
“Dallimi i kesaj gruaje me Hajrie Spikericen eshte qe kjo e fundit ka qene e detyruar qe UÇK-ne me e quajt ”grupi terrorist,” dhe dallimi i dyte eshte qe Hajria nuk ka thene asnjehere publiksiht qe do te “dergoja deshmi kunder tyre.” Gervalla mundet me qene ne gare me Hajrien, por kurre nuk do te jete ne nje linje me Xheve Lladrovcin dhe xhevat e tjera qe kane dhene gjak per Kosoven, qe kjo ministre e urren aq shume.”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se nuk është hera e parë që Gërvalla bëhet temë e diskutimit publik në vend për deklaratat e saj dhe kryesisht edhe për gabimet që i bën.
LEXO EDHE: