Lajme
Donika Kadaj për skandalin e Gërvallës të publikuar në Demokracia.com: Opozita nuk reagoi fare
Demokracia
22:33 | 13 Korrik 2022

Share:

Donika Kadaj-Bujupi akuzoi opozitën në Kosovë se nuk po i zgjedh temat me të cilat mund të bëjë presion mbi pozitën kur është në gabim.

Ajo në emisionin Pressing në T7 theksoi skandalin e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, që punësoi vajzën e saj në ministri vetëm që të kryente praktikën që i duhej për nevoja të saj në Gjermani.

Demokracia.com ka raportuar ekskluzivisht për këtë skandal të Gërvallës, që sonte e përmendi Kadaj-Bujupi, duke i publikuar edhe korrespodencat e kabinetit të Gërvallës me gjimnazin e vajzës së saj të mitur.

SKANDALOZE| Gërvalla e shndërron ministrinë në “çerdhe” familjare, vajza e mitur e saj kreu praktikë në MPJD me ligje gjermane

“Donika Gërvalla, doli skandali që punësoi vajzën në ministrin e saj, që më pas ajo të mund të shkonte jashtë. Kishte raportime se ajo nuk ishte fare as në punë. Çka bëri opozita? Nuk reagoi fare. Pjesëtarë të opozitës i ke nëpër kafene. Ndërkohë, Gërvalla doli me një status të çuditshëm, ku tha se qepuesit po vazhdojnë, por nuk kishte asnjë gabim në raportim”, tha ajo.

Të ngjashme