Lajme
DOKUMENT| Donika Gërvalla i ndërron drejtorët e ministrisë, në “stuhinë” e ndryshimeve edhe 36 pozita
Demokracia
16:19 | 01 Prill 2022

Share:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Shwarz, e ka marrë shumë seriozisht vënien e njerëzve të saj në pozitat kyçe në këtë dikaster qeveritar.

Kur ishte bërë ministre ajo e kishte përgatitur një rregullore të re për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, me të cilën e kishte shuar pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm.

Pasi u shuajt kjo pozitë, Gërvalla ka nisur të kërkojë njerëz të besueshëm për të udhëhequr me departamentet e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Gërvalla po synon që në 36 pozita në këtë ministri të vendosë drejtues të rinj, shkruan Demokracia.com.

Udhëheqësi i Divizionit të Burimeve Njerëzore në MPJD ua ka dërguar një letër stafit, ku ka kërkuar nga ta që ta propozojnë veten për pozitat që ata mendojnë se mund t’i marrin.

Në e-mailin që e ka siguruar Demorkacia.com, ai u ka thënë stafit se mund ta propozojnë vetën për tri pozita.

“Me kërkesë të Komisionit të ristrukturimit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke marrë parasysh se pozitat tuaja aktuale nuk janë të përcaktuara të ekzistojnë apo janë ristrukturuar sipas rregullores (ZKM) L01/2022 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ju njoftojmë se në pajtim me nenin 54 të Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik dhe nenin 13 (paragrafi 3) të Rregullores (QKR) Nr.14/2020 për Transferimin e Nëpunësve Civilë do të fillojë procedura e transferimit tuaj në një pozitë ekuivalente me vendet e reja të krijuara, të ristrukturuara apo të mbetura si pasojë e ristrukturimit në të njëjtën kategori, në njërin nga institucionet e përcaktuara në nenin 54 (paragrafi 2) të Ligjit nr.06/1-114 për Zyrtarët Publik. Andaj ju lutemi që mundësisht të dërgoni deri në tri preferenca tuaja për sistemim në njërin nga Departamentet/Divizionet ku vlerësoni se mund t’i kryeni detyrat tuaja, brenda MPJD-së, pra në një pozitë në të njëjtën kategori me pozitën që mbani aktualisht. Përveç preferencave tuaja, shprehja e interesit është mirë të përmbajë edhe një letër motivimi dhe CV-në tuaj të azhurnuar. Preferenca mund të jetë edhe për qëndrim në pozitën aktuale që mbani por të cilat janë të dublifikuara pozitat.”, thuhet në e-mailin e dërguar tek stafi i MPJD-së, raporton Demokracia.com.

Aty është thënë se kjo kërkesë për shprehje të interesit nuk ka karakter obligues, por është element që do të konsiderohet nga komisioni i ristrukturimit dhe do të mund t’i shërbejë atij në dërgimin e propozimeve Departamentit për Menaxhim të Zyrtarëve Publik në MPJD, në pajtim me kriteret e posaçme lidhur me arsimin, përvojën dhe kualifikimet e posaçme formale të miratuara nga DMPZ/MPB.

Këto janë pozitat e ristrukturuara dhe të reja: 

1.Drejtor i Departamentit për Evropë, BE dhe Rajon
2. Udhëheqës i Divizionit për Evropë dhe BR
3. Udhëheqës i Divizionit për Rajon
4. Drejtor i Departamentit për Amerikë
5. Udhëheqës i Divizionit për Amerikë Qendrore dhe Jugore
6. Udhëheqës i Divizionit për Amerikën Veriore
7. Drejtor i  Departamentit për Afrikë dhe Lindjen e Mesme
8. Udhëheqës i Divizionit për Afrikën Nënsahariane
9. Udhëheqës i Divizionit për Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme
10. Udhëheqës i  Divizionit për Azinë
11. Udhëheqës i Divizionit për Azinë Juglindore dhe Oqeaninë
12. Drejtor i Departamentit për Organizata Ndërkombëtare
14. Udhëheqës i Divizionit për Organizatën e Kombeve të Bashkuara
15. Udhëheqës i Divizionit për NATO
16. Udhëheqës  i Divizionit për Politika të Sigurisë
17. Udhëheqës  i Divizionit për Promovim dhe Përkrahje të Investimeve
18. Udhëheqës  i Divizionit për Bashkëpunim Ekonomik Ndërkombëtar
19. Drejtor  i Departamentit për Diplomaci
20. Udhëheqës  i Divizionit për Diplomaci Kulturore dhe Sportive
21. Udhëheqës i Divizionit për Diplomaci Publike dhe Digjitale
22. Drejtor i Departamentit për Diasporë
23. Udhëheqës i Divizionit për Koordinim dhe Komunikim me Diasporë
24. Drejtor  i Departamentit të Protokollit të Shtetit
25. Udhëheqës i Divizionit për Korrespodenca dhe Privilegje Diplomatike
26. Drejtor i Departamentit për Çështje Ligjore dhe Traktate
27. Udhëheqës i Divizionit për Mbikëqyrjen e zbatimit të Legjislacionit
28. Drejtor i Departamentit për Shërbime të Përgjithshme
29. Udhëheqës i Divizionit për Teknologji Informative
30. Udhëheqës i  Divizionit për Logjistikë dhe Shërbime
31. Udhëheqës i Divizionit për Administrim të Dokumenteve dhe Arkiv
32. Udhëheqës i Divizionit për Buxhet dhe Financa
33. Udhëheqës i Divizionit për Komunikim me Publikun
34. Udhëheqës i Divizionit për Planifikim dhe Koordinim të Politikave
35. Udhëheqës i Njësisë për Auditim të Brendshëm
36. Udhëheqës i Qendrës për Menaxhimin e Krizave.

Të ngjashme