Lajme
Donika Gërvalla i fut “nëntokë” 200 mijë euro, renovon bodrumin e MPJD-së
Demokracia
12:24 | 11 Korrik 2024

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dhënë një tender në vlerë të afro 200 mijë eurove për Renovim dhe Riorganizim të Bodrumit.

Bodrumi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës shumë shpejt do të duket më ndryshe.

Tenderi prej afro 200 mijë eurosh për renovimin e tij tashmë është dhënë, shkruan Demokracia.com.

E me para të buxhetit të shtetit, nëntoka e këtij objekti do të bëhet më luksoze. Ajo do të marrë pamje krejt tjetër.

“Renovimi dhe riorganizimi i bodrumit. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës, 09.07.2024. Numri i tenderëve të pranuar: 2. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata LURN. Vlera e përgjithshme e kontratës, 194,575.00 euro”.

Në dosjen e tenderit janë treguar edhe punët që do të bëhen në këtë pjesë të objektit.

Po ashtu janë bërë edhe të gjitha dizajnet e orendive që do të vendosen aty.

“Për të gjitha produktet e blera dhe të prodhuara, kontraktori është i obliguar t’i bie certifikatat e kualitetit nga prodhuesit ose nënkontraktorët, të cilët deklarohen për karakteristikat teknike dhe financiare për produktet në pajtim me kërkesat dhe specifikimet”.

Po ashtu në këtë bodrum do të vendosen edhe kamerat dhe vendosja e tyre, siç është thënë, do të bëhet në vende strategjike.

“Sistemi i video mbikëqyrjes është planifikuar të instalohet në vendet strategjike ku edhe kërkohet mbikëqyrje e pandërprere, dhe përbën një sistem unik për sigurimin e objektit. Sistemi i video mbikëqyrjes do të bazohet në kamera fikse me standard të lartë kualitativ për përdorim të jashtëm. Sistemi i video mbikëqyrjes do të jetë IP”.

Gjithashtu një investim i madh do të bëhet edhe nëpër banjo.

“Projekti kryesor për instalimin e rrjetit të ujësjellësit dhe të kanalizimit për objektin në fjalë është hartuar në bazë të standardeve dhe ligjeve aktuale në fuqi”. /Demokracia.com/

Të ngjashme