Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz ka thënë se Rusia mund të kërkojë një konflikt të ri në Ballkanin Perëndimor, që ta largojë vëmendjen nga pushtimi i Ukrainës dhe që të fitojë kohë kundër perëndimit.
Kryediplomatja për Newsweek i ka kritikuar aleatët perëndimor pasi sipas saj, ata kanë vepruar shumë vonë në Ukrainë dhe se rrezikojnë të përsërisin të njëjtat gabime duke mos i marrë parasysh paralajmërimet e Kosovës për Rusinë dhe Serbinë, përcjell Demokracia.com.
Gërvalla tutje ka shtuar prezenca e përhershme e NATO-s në Kosovë dhe anëtarësimi i vendit janë vendimtare që të paralajmërohen veprimet e Rusisë në rajon.
“Ky është mësimi më i rëndësishëm në zhvillim e Putinit në përbindëshin që është sot: Perëndimi e la të lirë për shumë kohë, rreziku u rrit, në vend që të merren hapat e duhur më herët”, ka thënë Gërvalla.
Në fund, ministrja ka shtuar se Kosova për këtë arsye “do t’i angazhojë aleatët që të mos shikojnë nga ana tjetër dhe të ndërmarrin veprime të shpejta”, përcjell Demokracia.com.
Ndërkohë, shteti i Kosovës ka bërë hapin e parë institucional në qëllimin e saj për integrim në NATO. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është themeluar një grup punues ndërinstitucional për integrimin e vendit.
Megjithatë, NATO ka ripërsëritur së të gjitha vendimet, duke përfshirë edhe ato për anëtarësim, merren nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, me votim unanim.
Po ashtu, kriteret e anëtarësimit janë sipas nenit 10 të Traktatit të Uashingtonit dhe procesi i anëtarësimit mbetet i pandryshuar./Demokracia.com/