ShowBiz
Donaldi ngatërron Efin e “Për’puthen” me Bora Zemanin, del video e momentit epik
Demokracia
12:36 | 16 Maj 2022

Share:

Që pas daljes nga shtëpia e famshme e “Big Brother Albania VIP”, aktori Donald Veshaj është aktiv me koncerte së bashku me vëllain e tij binjak, Romeon dhe këngëtarin, Elgit Doda.

Gjatë kohës që Donaldi ishte brenda shtëpisë, kishte treguar se kënga e Elgit Dodës e titulluar “TL – Toxic Love” ishte shkruar nga vetë ai, kaq mjaftoj që kjo këngë të shndërrohet në një hit të momentit pasi kjo ishte edhe dedikim për ish të dashurën e aktorit, për moderatoren, Bora Zemani.

Së fundmi Donaldit i ka ndodhur e “papritura”, ai duket se ka menduar që Bora Zemani e ka surprizuar në koncertin e tij. E që në fakt ka parë Efin, e cila që nga fillimi kur u bë e famshme, u njoh si sozia e Borës dhe Elvana Gjatës.

Reagimin e tij epik mund ta shihni në videon më poshtë:

Të ngjashme