ShowBiz
Donaldi i Big Brother VIP zbulon se çfarë i shkroi Cristiano Ronaldos në Instagram
Demokracia
19:17 | 08 Shkurt 2022

Share:

Banori i Big Brother VIP, Donald Veshaj ka zbuluar se i ka shkruar një herë sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldos.

Aktori i njohur në bisedë e sipër me banorët e tjerë të Big Brother VIP, zbuloi se i kishte shkruar Cristianos në Instagram lidhur me një skedinë.

“Vëlla të lutëm, mos më li në baltë”, ishin fjalët e Donaldit drejtuar yllit të Manchester United.


Ai zbuloi që skedina ishte që të binte në finale Meksikë – Portugali, ku do duhej të fitonte Portugalia.

Të ngjashme