ShowBiz
Donaldi dhe Iliri sonte rifuten në shtëpinë e Big Brother VIP Albania
Demokracia
17:58 | 03 Maj 2023

Share:

Dy prej personazheve më të komentuar të edicionit të parë të Big Brother VIP Albania ishin padyshim aktori dhe prezantuesi Donald Veshaj dhe balerini Iliri Shaqiri.

Dyshja e ish-banorëve sonte (e mërkurë) do të rifuten në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të darkuar me katër finalistët e këtij edicioni Luizin, Efin, Deamishelin dhe Kristin.

Kështu kanë lënë të kuptohet përmes postimeve në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram moderatorja Arbana Osmani dhe Donaldi.

“Qëllojani çfarë do ndodhë, sonte”, ka shkruar Arbana sipër një imazhin të Donaldit dhe Ilirit që postoi në InstaStory.

Ndërkohë, edhe vetë Donaldi dhe Iliri kanë konfirmuar një gjë të tillë përmes postimeve në Instagram.

“Shihemi sonte në darkë në Big Brother VIP Albania”, ka shkruar Doanldi, teksa Iliri pyeti fansat: “Si thoni për një darkë sonte? E dini vet se ku”.

Mbetet të shihet se si do të priten ata nga finalistët pasi në disa raste edhe janë komentuar nga banorët.Theksojmë që fitues i edicionit të parë të formatit u shpall Iliri, i cili edhe disa javë më pari hyri në shtëpinë e famshme dhe u takua me banorët e këtij edicioni.

Ndryshe, kujtojmë që finalja e BBVA mbahet këtë të shtunë, më 6 maj dhe pritet të jetë një natë madhështore përfshirë ceremonia zyrtare e martesës së Kiarës me Luizin që tashmë është konfirmuar.

Të ngjashme