ShowBiz
Donaldi dhe Elgiti reagojnë pas debateve të Romeos brenda “BBVA 3”
Demokracia
11:35 | 09 Prill 2024

Share:

Romeo është përfshirë në disa debate me Liamin dhe Meritonin, të cilët nuk kanë kursyer me komentet e tyre të pavenda Heidin. Kjo e fundit, është mbrojtur edhe nga Juli, ndërsa jashtë shtëpisë, Donaldi dhe Elgiti kanë treguar mbështetjen ndaj Romeos, përmes postimeve në Instagram.

Në debatet me Meritonin, shpeshherë Romeos i është përmendur familja, veçanërisht vëllai i tij, Mario, për të cilin Meritoni ka thënë me ironi “SuperMario”. Nisur nga kjo, Donaldi ka bërë një reagim, duke shkruar: “Paska ardhur koha e burrave o njerëz, e trimave. Mirë që për këtë djalin e kanë maçin në bark, por me familjen e tij, pse (merren) këta trima? Këta “burrat” që bëjnë lojë të fortë me përmendje njerëzish nga jashtë dhe ngacmime të vajzës që ke në krahë. Kjo na qenka trimëria, o trima? Romeo, nuk të dija kaq të duruar! Edhe pak ka ngelur, shpirti!”.

Donaldi dhe Elgiti reagojnë pas debateve të Romeos brenda “BBVA

Ndërsa Elgiti rikujtoi arrestimin e Liamit dhe e quajti Meritonin “përndjekës grash”, referuar dramës që ndodhi mes tij, Eglës dhe Ilnisës, që i dërgoi të tre banorët në “Dhomën e Bardhë”, duke sjellë eliminimin e Ilnisës.

“E kush ka ngel për të treguar burrërinë, njëri që u kap nga policia për mashtrim në mes të emisionit, e tjetri që përndjek gratë. E dy që i ngacmojnë tjetrit vajzën që ka në krahë, vetëm për ta nxjerrë nga vetja. Hajde burrëri, hajde”, shkroi ai.

Donaldi dhe Elgiti reagojnë pas debateve të Romeos brenda “BBVA

Pas rikthimit të Meritonit (i cili së bashku me Eglën iu bashkuan sërish shtëpisë së famshme), debatet mes tij dhe Romeos janë shtuar dhe nuk kanë munguar ofendimet mes tyre.

Të ngjashme