ShowBiz
Donald Veshaj për Arjola Demirin: E meriton termin dyfytyrëshe
Demokracia
16:40 | 16 Dhjetor 2021

Share:

Ditë më parë një debat i ashpër është ndezur në mes aktores Arjola Demiri dhe prezantuesit Donald Veshaj.

Ky i fundit është përfshirë në një polemikë me yllin nga Tropoja për shkak të punëve të shtëpisë e më pas kjo situatë e tyre doli nga kontrolli.

Në spektaklin e së martës e përfshirë në këtë mes ka qenë edhe këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila brenda shtëpisë ka filluar një njohje me artistin nga Vlora.

Në një bisedim të fundit mes Beatrix dhe Donald, të njëjtit thonë se një herë kanë pasur mbështetjen e saj, por që tani ka treguar veten.

“Nuk i vret fare se çfarë nxjerr nga goja, një herë gjasmë po iu mbështes pastaj”, u shpreh Ramosaj, përcjell Telegrafi. Në anën tjetër, Veshaj tha se Arjola e meriton termin dyfytyrëshe për këtë që ka ndodhur brenda.

“Dhe realisht termin dyfytyrësh e meriton tamam”, vazhdoi ai.

Sidoqoftë, ata tanimë janë deklaruar për njëri-tjetrin dhe gjatë tërë kohës po qëndrojnë bashkë e në momente intime.

Njohja e Donaldit me Beatrix vjen pas ndarjes nga prezantuesja Bora Zemani.

 

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Të ngjashme