ShowBiz
Donald Veshaj mungoi edhe në xhirimet e post Big Brother VIP?
Demokracia
19:51 | 20 Shkurt 2022

Share:

Finalja e Big Brother VIP u mbajt ditën e premte (18 shkurt), ndërsa spektakli i plotë nuk ka mbaruar akoma.

Është paralajmëruar që do të ketë edhe tri puntata të tjera, post Big Brother, xhirimet e të cilave kanë filluar ditën e sotme (e diel).

Ndërkohë që në rrjete sociale nga banorët u publikuan disa pamje nga xhirimet e puntatës së parë.

Kledi Hysa (Foto: Instagram)

Siç mësohet, Donald Veshaj nuk është parë as në xhirimet e post BB VIP, e bashkë me të mungoi edhe e dashura e tij, këngëtarja Beatrix Ramosaj.

Aktori nga Vlora nuk vazhdoi as në pas-ndejën e organizuar brenda shtëpisë së madhe, i cili u raportua se është larguar bashkë me të vëllanë, Romeon dhe Trixën.

Binjakët po ashtu kanë hequr nga rrjetet sociale edhe promon paralajmëruese të “Më lër të flas”.

Veshaj duket të ketë një hatërmbetje me produksionin, i cili tanimë nuk ndjek në Instagram producentet e emisionit, Sarën dhe Lori Hoxhën.

Ai ka hequr nga lista e ndjekësve edhe prezantuesen e Big Brother VIP, Arbana Osmani.

Kujtojmë që fituesi i Big Brother VIP u shpall balerini Ilir Shaqiri.

Të ngjashme