Lajme
Donald Trump uron Papën e ri: Një nder i madh për vendin tonë
Demokracia
19:49 | 08 Maj 2025

Share:

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar pas emërimit të kardinalit amerikan Robert Francis Prevost si Papa i ri i Kishës Katolike. Prevost, i cili do të mbajë emrin Papnor Leo XIV, është Papa i parë me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Demokracia.com.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Trump e ka përshkruar këtë ngjarje si një moment historik dhe emocionues për vendin. “Urime kardinalit Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papë. Është një nder i tillë të kuptosh se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë emocioni, dhe çfarë Nderi i Madh për Vendin tonë. Mezi pres të takoj Papën Leo XIV. Do të jetë një moment shumë domethënës!”, ka shkruar Trump.

Zgjedhja e Papa Leo XIV është pritur me interes të madh si brenda botës katolike ashtu edhe në rrafshin politik, duke qenë se për herë të parë në histori, udhëheqësi i Kishës Katolike vjen nga SHBA. /Demokracia.com/

Të ngjashme