ShowBiz
Don Xhoni publikon fotografi të realizuar në moshën 14 vjeçare, ku ka pozuar me armë në duar
Demokracia
17:33 | 26 Maj 2022

Share:

Rap-artisti nga Drenica, Don Xhon, është kthyer tashmë në një nga emrat më të diskutuar në showbizin shqiptar.

Ndonëse i përfolur në masë të madhe për jetën private, ai shpesh krahas projekteve bën që të flitet edhe për postimet që bën.

Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) ka shpërndarë së fundmi një fotografi të realizuar në vitet 2007-2008.

Don Xhoni (Foto: Instagram)

Bëhet fjalë për një imazh në të cilit shfaqet me një armë në duar në moshën 14-15 vjeçare.

Ai po vazhdon tashmë përgatitjet për verë dhe për prurje të reja muzikore që do të na shoqërojnë gjatë kësaj kohe.

Don Xhon (Foto: Instagram)

Të fundit këngë të realizuar me videoklip e solli në muajin mars dhe “Crypto” deri më tani ka kaluar shifrën e tetë milionë shikimeve në YouTube.

I njëjti këtë periudhë ka qenë i angazhuar edhe me koncerte të ndryshme.

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024