ShowBiz
Don Xhoni pas ndarjes nga modelja ruse: Koha me të nuk harrohet kurrë
Demokracia
18:42 | 05 Prill 2022

Share:

Në media është raportuar se Don Xhoni është ndarë nga modelja ruse.

Para reperit shqiptar, ishte modelja ruse ajo që kishte reaguar për ndarjen, duke thënë se Don Xhoni është duke e shqetësuar atë dhe se ai po iu shkruante me një numër tjetër, pasiqë ajo e ka bllokuar.

Ndërkaq, një reagim e ka bërë edhe reperi nga Drenica, ku me anë të një “InstaStory” ka shkruar se ka respekt për të dhe se koha kur ka qenë me të nuk harrohet kurrë.

Veç të tjerash, ai i ka bërë thirrje modeles ruse që të mos bëjë drama në rrjete sociale.

Ai u shpreh se ka respekt për të dhe që koha me të ka qenë diçka që nuk harrohet kurrë, gjithashtu këshilloj modelen të mos bëj drama në rrjetet sociale, më poshtë reagimi i plotë:

“KAM SHUMË RESPEKT PËR TY, JU KENI QENË PJESË E JETËS TIME, ISHTE NJË KOHË QË NUK DO TË HARROHET KURRË, POR GJITHÇKA KA NJË FUND! SHPRESOJ TË JESH E LUMTUR NË JETËN TËNDE DHE ALLAHU TË BEKOFTË ZEMRËN TËNDE! E DI TI NUK JE NJERI I KEQ, NDAJ MOS VEPRO KËSHTU! PS MOS BËJ DRAMA DHE MOS LUANI VIK.TIMIN NË IG KA MBARUAR, KALOJENI ATË! BOLUCHKA”

Të ngjashme