Don Xhoni tregon se është i gatshëm të angazhohet që Rusia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.
Reperi i njohur shqiptar Don Xhoni u bë i njohur me freestyle-at e tij, në trojet shqiptare dhe jo vetëm, shkruan Demokracia.com.
Reptura e tij ‘Make a Pose’ u bë hit në platformën TikTok duke bërë që emri i tij të dëgjohet në tërë botën.
Së fundmi reperi në një instastory ka ndarë një video të një fanseje të tij në Rusi, ku ajo shihet duke dëgjuar një këngë të reperit.
Pas asaj, reperi ka edhe disa fjalë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Zotëri Albin Kurti unë kam një fan-base shumë të madhe edhe në Rusi ndhe do të mundohem me sa kam fuqi që Rusia ta njohë pavarësinë e Kosovës si shtet të pavarur. Nuk janë vetëm femrat që na përfaqësojnë në botë. Respekt”, ka shkruar ai në një postim në instastory.
Rikujtojmë se kënga e fundit e reperit Don Xhoni është ‘Maffia’. /Demokracia.com/