ShowBiz
Don Xhoni dhe Finem vazhdojnë konfliktin me ofendime dhe sharje
Demokracia
19:37 | 17 Gusht 2021

Share:

Reperët e njohur Don Xhon dhe Finem duket se i janë rikthyer konflikteve të vjetra që kanë pasur me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e djeshme, Don Xhoni në përmbyllje të turneut veror, në qytetin e tij të lindjes në Drenicë ka vizituar varrin e Adem Jasharit dhe ka ndarë disa foto në rrjetet sociale.

Ndërkohë disa ditë më pare, Finem ishte në Kosovë ku vizitoi edhe kompleksin memorial të familjes Jashari në Prekaz. Prandaj, ky i fundit ka reaguar dje duke thënë se Don Xhoni e “ka kopjuar”.

“Kena vizitu legjendën Adem Jasharin. Është turp me të djeg o k**, duhesh m’u krenu o ‘patriot’, shqyqyr që ta kujtova biles që shkove. Nqs doni vizita personale m’shkruni, mos nxirrni dhomt si kal p**sies. Turp”, është shprehur ai.

Ndërsa, nga ana e Don Xhonit deri tani nuk ka ende një reagim.

https://www.instagram.com/p/CSpaMqWjwAQ/

Të ngjashme