Një dre i rrallë i bardhë u qëllua për vdekje nga policia pasi u pa duke vrapuar nëpër rrugët e një qyteti, në Britani. Njerëzit në Bootle, Merseyside u tronditën kur panë kafshën e egër të bredhte rrugës.
Shoqëria për Parandalimin e Vrasjeve të Kafshëve (RSPCA), tha se kishte këshilluar policinë që: “Të linte drerin të kthehej në shtëpi ashtu siç kishte ardhur.”
Por Policia e Merseyside tha se oficerët vendosën të eutanizojnë drerin pasi shqetësimet në rritje rrugëve, mund të jenë të rrezikshme për shoferët dhe këmbësorët.
Forca tha se së pari mori raporte për drerin që kalonte përgjatë rrugëve të ndryshme.
Një kirurg veterinar u thirr për të monitoruar mirëqenien e kafshës dhe për të ndihmuar përpjekjet për ta kontrolluar atë.
Por, kafsha u shqetësua, tha policia.
“Nuk kishte asnjë mundësi për të lënë drerin të endet pasi mund të jetë një rrezik për shoferët dhe zonën publike, veçanërisht kur orët e errësirës po afroheshin,” tha një zëdhënës. /Demokracia.com/