Sport
Doli në krah të sauditëve, Erdogan kërkon dorëheqjen e kryetarit të Federatës Turke të Futbollit
Demokracia
13:08 | 30 Dhjetor 2023

Share:

Pas anulimit përfundimtar të ndeshjes së Superkupës së Turqisë mes Fenerbahces dhe Galatasaray në Riad të Arabisë Saudite, nuk vonoi shumë që skandali të përhapet më tej.

Ndeshja ishte dashur të zhvillohej dje (e premte) në Riad, por sauditët i ndaluan futbollistët të veshin fanella me imazhin e Mustafa Kemal Ataturkut në 100 vjetorin e formimit të Republikës së Turqisë dhe të dyja skuadrat vendosën të mos luanin për shkak të kësaj.

Megjithatë, mediat turke zbuluan se një turk, më i fuqishmi në futbollin turk, doli në anën e sauditëve dhe avokoi që ndeshja të luhej pa një akt patriotik para ndeshjes.

Përkatësisht, presidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë, Mehmet Buyukeksi, me sa duket për shkak të parave të dhëna nga sauditët, ka kërkuar nga presidentët e Fenerit dhe Galatas që t’i dërgojnë lojtarët në fushë pavarësisht ndalimit për veshjen e fanellave me imazhin e themeluesit të Turqisë dhe ky akt u dënua menjëherë nga publiku turk.

“Turp të kesh, na turpërove para botës. Mos u kthe në Turqi, këtu nuk ka vend. Bëhu qytetar i Arabisë Saudite”, ishte mesazhi i ashpër që i dërgoi gazetari Adnan Aybaba.

Sipas mediave turke, Buyukeksi u sëmur pas linçimit publik ndaj të cilit u ekspozua dhe një ambulancë u detyrua të përgjigjej.

Buyukeksi tani është nën presion të madh të opinionit turk dhe disa media turke raportuan se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoaan, është përfshirë në gjithçka dhe ka kërkuar dorëheqjen e tij nga posti i presidentit të Federatës së Futbollit të Turqisë.

Të ngjashme