Sport
Doli me barelë duke qarë nga dhimbjet, Juventus merr lajmin për gjendjen e portierit Szczesny
Demokracia
15:51 | 01 Shtator 2022

Share:

Massimiliano Allegri, dhe bashkë me të të gjithë tifozët e Juventusit, mund të marrin frymë lirisht.

Pasi pa Ëojciech Szczesny të largohej nga fusha me barelë dhe i përlotur, gjatë ndeshjes kundër Spezias të gjithë menduan më të keqen, aq sa u hipotezua edhe blerja e një portieri tjetër në ditën e fundit të merkatos, por përgjigjet e testeve instrumentale përjashtuan ndonjë frakturë.

“Pas problemeve në kyçin e tij të djathtë, Szczesny mbrëmë iu nënshtrua ekzaminimeve radiologjike të cilat përjashtuan ndonjë frakturë apo dëmtim të ligamentit.


Disponimi i tij do të vlerësohet sipas më vonë”, thuhej në deklaratën e klubit të Juventusit.

Pas një dëmtimi muskulor dhe mungesës së dy ndeshjeve të para me Sassuolon dhe Sampdorina, portieri polak do të duhet të qëndrojë edhe për pak kohë larg fushave./Demokracia.com/

Të ngjashme