Lajme
Dokumentohen dëshmitë e krimeve të Masakrës së Rogovës së Hasit
Demokracia
21:40 | 29 Janar 2023

Share:

Fotoreporteri Alban Bujari të dielën ka bërë shfaqjen e ekspozitës të quajtur “Erë Gjaku”, ku kujton Masakrën e Rogovës së Hasit në Gjakovë, ku forcat serbe vranë e më pas masakruan 21 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe disa civilë të këtij fshati.

Pamjet e kësaj masakre, por edhe të tjerave të kryera nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë, vizitorët kërkonin që të shfaqen më shpesh.

Më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999, pos në Rogovë, edhe në fshatrat Goden e Bishtazhin të Gjakovës ranë nëntë dëshmorë.

Të ngjashme