Gjatë bombardimit të Serbisë, avionët e NATO-s kishin realizuar mijëra fluturime, duke sulmuar depot dhe fabrikat e armëve të Serbisë në Beograd, Nish, Novi Sad, Prishtinë, Podgoricë dhe shumë caqe tjera të rëndësishme.
Demokracia.com ka siguruar ekskluzivisht raportin top-sekret të Ministrisë serbe/jugosllave të Mbrojtjes të asaj kohe, ku në detaje janë paraqitur sulmet e NATO-s në Serbi, Mal të Zi dhe në Kosovë për 78 ditë radhazi, të cilat do të publikohen çdo 24 orë.
Në këtë raport përmendët numri i bombardimeve brenda një dite, numri i projektilëve, vendet, pasojat në njerëz, dëmet në infrastrukturën ushtarake dhe civile, shkatërrimet e pajisjeve ushtarake, etj.
Demokracia.com sot publikon detajet e bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe të datave 28.03.1999 (nga ora 04:30) deri më 29.03.1999 në orën 06:00.
Sulm i ditës së pestë ndaj forcave ushtarako-policore nis në Prizren në orën 04:30. Kazerma ‘Dushan Silni’ goditët me tri raketa. Dëmet janë të mëdha, sidomos në hangarin e kazermës.
Dhjetë minuta më pas tre projektilë tjerë bien në Çaçak, në ndërtesën e prodhimit të armëve anti-tank të njohura si Zolla.
Mëngjesi i 28 marsit të vitit 1999 e gjen Beogradin nën zhurmën e avionëve të NATO-s. Në orën 8 e 10 minuta sulmohet Aeroporti i Beogradit – hangari i MUP-it. Në këtë sulm plagosën 8 pjesëtarë të MUP-it pasi që shpërthimi i tri raketave e shkatërron hangarin. Në raport janë edhe emrat e policëve të plagosur.
Po në 8 e 10 sulmohet Instituti i prodhimit të dedikuar ‘Moma Stojanoviq’ në Batajnicë të Beogradit. Katër bomba bëjnë kërdi aty, por nuk raportohet për të vrarë apo të plagosur.
Në Pirot, në 8 e 30, hidhet një bombë në sistemin e radarit të ushtrisë serbe, por ajo nuk e godet saktë cakun.
Aeroporti i Nishit sulmohet në orën 17 me të ashtuquajtura bomba kasetore. Shkatërrohet avioni serb ‘Galeb’, vritet një ushtar dhe plagosën gjashtë të tjerë. Më pas është radha e qyteteve të Kosovës. Nga ora 22 e deri në orën 02 e 30 pas mesnatës goditën caqet serbe në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj. Në Hajvali e pëson posta e vjetër, pastaj sulmi tjetër me bombë kasetore ndodh në Fushë Kosovë. Në Veternik plagosën dy ushtarë, derisa në Graçanicë lëshohen 6-7 projektilë.
Në orën 02 e 30 në Prishtinë sulmohet objekti i MUP-it, respektivisht Shtabi i MUP-it dhe mbesin të plagosur tre policë, kurse objekti përfshihet nga zjarri.
Në Koritishtë të Gjilanit vritet një pjesëtar i ushtrisë serbe dhe plagosën 7 të tjerë, ndërsa thuhet se janë plagosur edhe tri femra.
Në Gjakovë sulmohet kazerma ‘Devet Jugoviq’, por pa pasoja, kurse në Ferizaj fabrika e gypave. /Demokracia.com/
Vazhdon…