Gjatë bombardimit të Serbisë, avionët e NATO-s kishin realizuar mijëra fluturime, duke sulmuar depot dhe fabrikat e armëve të Serbisë në Beograd, Nish, Novi Sad, Prishtinë, Podgoricë dhe shumë caqe tjera të rëndësishme.
Demokracia.com ka siguruar ekskluzivisht raportin top-sekret të Ministrisë serbe/jugosllave të Mbrojtjes të asaj kohe, ku në detaje janë paraqitur sulmet e NATO-s në Serbi, Mal të Zi dhe në Kosovë për 78 ditë radhazi, të cilat do të publikohen çdo 24 orë.
Në këtë raport përmendët numri i bombardimeve brenda një dite, numri i projektilëve, vendet, pasojat në njerëz, dëmet në infrastrukturën ushtarake dhe civile, shkatërrimet e pajisjeve ushtarake, etj.
Demokracia.com sot publikon detajet e bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe të datës 04.04.1999 nga ora 06:00 deri në orën 06:00 të datës 05.04.1999.
Plot 23 sulme të NATO-s në drejtim të forcave serbe u kryen gjatë datave 4 dhe 5 prill të vitit 1999.
Sulmi i parë filloi në Klinë, respektivisht në Grebnik. Një projektil goditi bazën e ushtrisë serbe në këtë pjesë të Kosovës. Nuk pati raportime për dëme materiale apo viktima në njerëz.
Një bazë e ushtrisë serbe po ashtu në Klinë, goditet ndërmjet orës 13 e 45 dhe 14 e 40. Në këtë sulm mbesin të vrarë katër ushtarë serbe, kurse plagosen 10 të tjerë.
Në Llukarë të Prishtinës në orën 23 e 15 goditet më një projektil depoja e armëve të ushtrisë serbe. Po ashtu në këtë orë tri bomba hidhen në Aeroportin ushtarak të Sllatinës. Në këtë sulm shkatërrohet në pjesë e Aeroportit dhe dy avionë luftarakë serbë.
Antena në Mitrovicë goditet në orën 23 e 30. Dy projektilë e shkatërrojnë këtë antenë.
Në Rashkë plagohet një ushtar në sulmin e kryer në orën 23 e 40 në kazermën e ushtrisë.
Po në Rashkë, në të njëjtën orë, goditet ura në rrugën Kralevë-Jomaniçka Banja. Ura shkatërrohet dhe rruga bëhet e pakalueshme.
Në 23 e 40 goditet tuneli i hekurudhës Beograd-Fushë Kosovë, afër Jarinës në komunën e Leposaviqit. Nga shpërthimi, tuneli shembet dhe bëhet i pakalueshëm për trena.
30 minuta pas mesnatës rrënohet ura në rrugën Ribariq-Zubin Potok.
Në orën 2 e 10 në Prishtinë rrënohet ndërtesa e “Jugopetrolit” në Prishtinë. Pesë minuta më pas në Shabac shkatërrohet antena, kurse në Beograd hangari i MUP-it. Dy projektilë shkaktojnë zjarr të madh dhe shumë dëme materiale.
Katër bomba në orën 2 e 20 bien në Sombor duke i shkatërruar materialet rezervë të ushtrisë serbe.
Në Obrenovac vritet një ushtar dhe katër tjerë lëndohet pasi që një cak i forcave serbe goditet me një projektil në orën 2 e 20.
Në Valjevë u shkatërruar rezervuari i derivateve, njëjtë ndodhi edhe në Kniq, në fshatin Leskovac. Në këtë sulm me katër projektilë u goditën katër rezervuarë duke u djegur 4.7 milionë litra derivate.
Në 2 e 40 në kryeqytetin serb u shkatërrua antena, derisa në Luçani 15 minuta më pas shtatë bomba të NATO-s goditën fabrikën “Milan Blagojeviq”. Kjo fabrikë që prodhonte barut, mbeti tërësisht jashtë funksionit.
Nga ora 3 e 30 e mëngjesit të 5 prill e deri në ora 4:00 plot 22 projektilë u hodhën në kazermën “M. Stanimiroviq” dhe “C. Svigjeliq”, si dhe në Industrinë e duhanit në qytetin e Nishit.
Ky sulm shkatërroi këto dy kazerma, si dhe depot e duhanit në fabrikën DIN.
Në 4 e 15 sulmi ndodh në Zemun, në ndërtesën e komandës së ushtrisë serbe. Nga katër projektilët që e godasin këtë objekt, kati i tretë rrënohet i tëri.
Në Beograd hidhet në erë objekti i Brigadës policore.
Sulmi tjetër kryhet në 4 e 25 në Zemun. Një bombë shpërthen në kazermën e ushtrisë, duke lënë të plagosur një person.
Kjo ditë e sulmeve të jashtëzakonshme përmbyllet në orën 5 e 20 në Nish. Tri sulme kryhen në objektin e Komandës së 3-të të Armatës serbe. Zjarrin e lokalizojnë, derisa objekti shkatërrohet. /Demokracia.com/
Vazhdon…
DOKUMENTI top-sekret i Serbisë për sulmet e NATO-s: Në ditën e dhjetë shkatërrohen ura dhe hekurudha