Auto&Tech
Dokumentet e dorëzuara në gjykatë tregojnë se Mark Zuckerberg dhe Sundar Pichai u përfshinë në një marrëveshje të fshehtë reklamash
Demokracia
10:20 | 18 Janar 2022

Share:

Ditën e premte, disa avokatë amerikanë të drejtuar nga Ken Paxton lëshuan një mocion mosbesimi kundër Google, duke dhënë më tepër detaje se si kompania bashkëpunoi me Facebook në një marrëveshje të fshehtë në tregun e reklamimit.

Kjo marrëveshje u raportua fillimisht nga Politico, ku tregohej bashkëpunimi i dy kompanive në një projekt të quajtur “Jedi Blue” për të limituar praktikat e ofertës për reklamimet kryesore që shiten në ankand.

Pas analizimit të email-eve të brendshme, u zbulua se marrëveshja “Jedi Blue” u ndoq nga nivelet më të larta në të dyja kompanitë, me përfshirje personale të Sundar Pichai, Sheryl Sandberg dhe Mark Zuckerberg. Sandberg i tha CEO-s se “kjo është një marrëveshje e rëndësishme strategjike”.

Më vonë, një zëdhënës i Google, Peter Schottenfels thotë se deklaratat e Paxton nuk ishin të sakta, pasi persona të ndryshëm në kompani firmosin shumë marrëveshje që nuk kanë nevojë për miratimin nga Sundar Pichai. “Përkundër deklaratave të Paxton, kjo marrëveshje nuk ka qenë asnjëherë e fshehtë, madje e publikuar mirë.”

Dhe pse ka shumë detaje në këtë betejë gjyqësore që mbeten për t’u zbuluar, çështja kryesore qëndron në faktin se Google i dha disa konçesione Facebook gjatë marrëveshjes “Jedi Blue”, të cilat i dhanë Facebook një avantazh të qartë në fitimin e ankandeve.

Të ngjashme