Lajme
DOKUMENTE | Shpenzimi i dyshimtë i ministres Gërvalla, blen mbi 11 mijë euro një aparat fotografik
Demokracia
09:48 | 28 Qershor 2024

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme ka dhënë një tender në vlerë 11 mijë e 405 euro për blerje të një aparati fotografik. Ky institucion, më herët kishte planifikuar 9 mijë e 990 euro për këtë blerje.

Ministrja Donika Gërvalla tash e tutje do t’i ketë fotografitë më profesionale. Kualiteti i tyre do të jetë më i lartë.

Për këtë imazh më të mirë janë investuar hiç më pak se 11 mijë e 405 euro, shkruan Demokracia.com.

Por, kjo vlerë duket se është “rritur rrugës”, pasi që më herët Ministria e Punëve të Jashtme kishte planifikuar t’i shpenzonte 9 mijë e 990 euro për këtë blerje.

Nuk është dhënë asnjë sqarim përse vlera e tenderit është rritur për afro 1500 euro, deri sa kontrata është nënshkruar dje.

“Furnizim me aparat fotografik. Data e dhënies së kontratës 26.06.2024. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 27.06.2024. Numri i tenderëve të pranuar: 4 Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata, Zgatar Electronics L.L.C. Vlera e përgjithshme e kontratës 11,405.00 euro. Vlera e parashikuar e kontratës: 9,990.00 euro”.

Vërehet, po ashtu, se për furnizimin me aparat fotografik në këtë institucion, kompanitë konkurrente kishin ofertuar edhe me çmime më të lira sesa kompania fituese.

Dy nga ofertat nuk kanë vlerë më të madhe se nga 6 mijë euro. Nuk është dhënë arsye as për këtë rast, se përse ato kompani janë eliminuar dhe tenderi i është dhënë kompanisë më të shtrenjtë. /Demokracia.com/

Të ngjashme