Lajme
DOKUMENTE| Shkeljet me tenderë i penalizojnë dy zyrtarë të prokurimit të Prishtinës
Demokracia
13:41 | 06 Tetor 2023

Share:

Dy zyrtarë të lartë të prokurimit në Komunën e Prishtinës, brenda pak muajve kanë bërë shkelje të rëndë me tenderë. Kjo është vërtetuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), i cili bën mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit në kontratat publike, të cilat i lidhin institucionet qendrore dhe lokale, shkruan Demokracia.com.

Shefit të prokurimit, Nexhmi Mekolli, i është shqiptuar vërejtje me shkrim, ndërsa zyrtarit Flamur Sallahu i është revokuar certifikata profesionale e prokurimit për një vit, që nënkupton se i njëjti nuk mund të marrë pjesë në hartimin e asnjë dosje të tenderit apo përgatitjen e procedurave tenderuese, pos të ndonjë pune administrative.

Sallahut, para pak javëve, certifikata profesionale e prokurimit i është tërhequr nga subjekti që e ka pajisur më të, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP). Fillimisht, kërkesë për tërheqjen e licencës ka bërë Organi Shqyrtues i Prokurimit.

Kërkesa e OSHP-së është pranuar me arsyetimin se Zyrtari Përgjegjës i Prokurimit, Flamur Sallahu, ka bërë shkelje të dispozitave të Ligjit të Prokurimit, duke mos e respektuar një vendim të OSHP-së dhe duke e rekomanduar për fitues një kompani që me vendimin e OSHP-së ishte shpallur si e pa përgjegjshme për aktivitetin e prokurimit “Furnizim dhe montimi i paneleve solare në Kuzhinën Qendrore”.

Flamur Sallahu është Zyrtar i Lartë i Prokurimit në Komunën e Prishtinës, ku harton dosje të tenderit. Njëherësh, deri më tani ka qenë u.d i drejtorit të prokurimit në Ndërmarrjen Publike Lokale “Kuzhina Qendrore”. Kjo ndërmarrje është nën menaxhimin e Komunës së Prishtinës dhe pikërisht shkeljet që i ka bërë në një tender në këtë ndërmarrje kanë çuar në pezullimin e certifikatës.

Nexhmi Makolli ka qenë zyrtar përgjegjës i prokurimit në Komunën e Prishtinës, por në ditën që i është shqiptuar vërejtja është tërhequr nga kjo pozitë nga ana e kryetarit Përparim Rama.

Në vendimin që e ka parë Demokracia.com, shihet se Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka bërë kërkesë për tërheqjen e certifikates profesionale të prokurimit në KRPP, pasi ka konsideruar se Makolli nuk e ka zbatuar një vendim të tyre lidhur me tenderin ”Ndërtim i kolektorit në Hajvali”. KRPP nuk e ka miratuar këtë kërkesë, por ka vendosur që t’i shqiptojë një vërejtje zyrtarit komunal. E dyta vërejtje nënkupton pezullimin e licencës.

Komuna e Prishtinës i ka edhe dy zyrtarë tjerë të prokurimit që janë të pajisur më certifikata profesionale. /Demokracia.com/

Shkeljet nga Flamur Sallahu:

Shkeljet nga Nexhmi Mekolli:

Të ngjashme