Lajme
DOKUMENTE: Shkarkimi i Arifit, ligji që solli kundërshti brenda VV-së | Rendi i ditës i Kuvendit për seancat e së mërkurës dhe së enjtes
Demokracia
14:00 | 08 Prill 2023

Share:

Kuvendi i Kosovës përgjatë javës së ardhshme pritet t’i mbajë dy seanca, në të cilat do të shqyrtohet edhe shkarkimi i Bekim Arifit nga pozita e nënkryetarit (e propozuar nga grupi jo-shumicë), si dhe Ligji për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor që solli debate brenda VV-së.

Në dokumentet e siguruara nga Demokracia.com për rendin e ditës të seancës së të mekurës, për votim të mërkurën do të hidhet Ligji për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor, të cilin e bojkotuan 10 deputetë të shumicës.

Eman Rrahmani nga Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se ky projektligj shkatërron konceptin tradicional të familjes.

“Në njërin prej neneve, e drejta e fertizilimit u jepet edhe vajzave të pamartuara. Por edhe çështje të tjera të cilat u folën edhe nga deputetët e tjerë. Andaj unë personalisht nuk do të marrë pjesë në këtë votim dhe kisha kërkuar nga ministri ta tërheqë”, deklaroi ai.

Në seancën e së mekurës pritet edhe shkarkimi i deputetit Arifi nga pozita e nënkryetarit, si propozim i grupit multietnik. Kjo, pasi që në marrëveshjen e nënshkruar mes palëve parashihej që Arifi të mos e mbante mandatin e numrit dy të Kuvendit deri në fund.

Në Kuvendin e Kosovës si pikë e papërfunduar e rendit të ditës do të shqyrtohet edhe themelimi i një komisioni hetimor parlamentar për rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje.

Po ashtu, pritet të votohet për një anëtar të komunitetit shqiptar dhe atij serb në bordin e Radio Televzionit të Kosovës (RTK).

Pikë tjetër që do të shqyrtohet nga deputetët do të jetë edhe emërimi i drejtorit dhe z zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Rendi i plotë i ditës, i seancës të së mërkurës dhe së enjtes:

/Demokracia.com/

Të ngjashme