Lajme
DOKUMENTE | Qindra të papunë të diplomuar ia mësyjnë Ministrisë së Bujqësisë, rreth 250 persona konkurruan për dy pozita
Demokracia
14:11 | 17 Janar 2024

Share:

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), e cila udhëhiqet nga Faton Peci, po shihet si joshëse nga të papunët e diplomuar, shkruan Demokracia.com.

Vendet e lira të punës vazhdojnë të jenë në top-listën e interesimit të shumicës së qytetarëve të Kosovës.

Për dy pozita shumë të thjeshta të punës, të cilat i ka hapur në vitin e kaluar MBPZHR, kanë garuar qindra persona.

Më 16 nëntor, ministria e Pecit kishte hapur thirrjen për punësimin “Zyrtar për arkiv 2”, ndërsa në javën e kaluar ka dalë numri i aplikantëve për këtë pozitë.

“Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar në konkursin e jashtëm për pozitën:

“Zyrtar për Arkiv 2” i njoftuar me datën 16.11.2023 ndërsa, afati për aplikim nga 17.11.2023-16.12.2023 Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në MBPZHR, bazuar në dispozitën e nenit 7 te Rregullores (QRK) Nr.15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, ka bërë verifikimin paraprak të aplikacioneve dhe konstaton se për pozitën në fjalë kane aplikuar njëqind e trembëdhjetë (113) kandidatë dhe prej tyre gjashtëdhjetë (60) kandidatë i kane plotësuar kriteret e konkursit ndërsa pesëdhjetë e tre (53) kandidatë nuk i kanë plotësuar kriteret e konkursit. Kandidatët që kanë plotësuar kriteret e konkursit për të vazhduar tutje janë sipas listës së bashkangjitur. Ndërsa kandidatëve të refuzuar u janë bashkangjitur vendimet individualisht. Për vazhdimin e procedurave për testin me shkrim dhe intervistën me gojë kandidatët do të njoftohen me kohë”, thuhet në njoftimin që e ka parë Demokracia.com.

Nga ana tjetër, pozita ‘Asistent Administrativ’ është hapur po më 17 nëntor 2023 dhe në javën e kaluar është bërë e ditur se numri i aplikatëve ka qenë 129.

“Të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar në konkursin e jashtëm për pozitën: “Asistent Administrativ” në Departamentin për Financa dhe Shërbime te Përgjithshme – DTISHL i njoftuar me datën 17.11.2023 ndërsa, afati për aplikim nga 18.11.2023 – 17.12.2023 Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në MBPZHR, ka bërë verifikimin paraprak të aplikacioneve dhe konstaton se për pozitën në fjalë kanë aplikuar njëqind e njëzetë e nëntë (129) kandidatë dhe prej tyre nëntëdhjetë e tetë (98) kandidatë i kanë plotësuar kriteret e konkursit ndërsa tridhjetë e një (31) kandidatë nuk i kanë plotësuar kriteret e konkursit. Kandidatët që kanë plotësuar kriteret e konkursit për të vazhduar tutje janë sipas listës së bashkangjitur. Ndërsa kandidatëve të refuzuar u janë bashkangjitur vendimet individualisht. Për vazhdimin e procedurave për testin me shkrim dhe intervistën me gojë kandidatët do të njoftohen me kohë”, thuhet në njoftim.

Ministria e Pecit, po ashtu, ka hapur konkurs edhe për Sekretar të Përgjithshëm.

Sektori privat, edhe pse sipas statistikave është punëdhënësi më i madh në Kosovë, mbetet nën hijen e sektorit publik, i cili vazhdon të jetë më i pëlqyer për punëkërkuesit.

Pagat më të larta, trajtimi i punëtorëve dhe kontratat më të favorshme janë disa nga arsyet që ceken nga punëkërkuesit dhe përfaqësuesit e bizneseve si elemente që e bëjnë sektorin publik më të pëlqyer për t’u punësuar. /Demokracia.com/

Të ngjashme