Lajme
DOKUMENTE | Policia e Kosovës shet TV, loptopë e telefona me vetëm 2 euro copën
Demokracia
13:50 | 01 Mars 2024

Share:

Institucionet publike nuk i përdorin procedurat e prokurimit vetëm për të blerë mallra apo shërbime. Ato i përdorin edhe për të shitur asetet që dalin jashtë përdorimit. Kohë pas kohe, asete në ankand publik shet edhe Policia e Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Mund të jetë pak e besueshme që Policia e Kosovës po e shet një laptop për vetëm dy euro. Në fakt për këtë shumë, institucioni i sigurisë ka hedhur në treg 31 laptopë, për vetëm 62 euro. Ata i takojnë viteve 2005 deri në vitin 2022 dhe mund të këtë nga ta që mund të kushtojnë me dhjetra euro, me një ndërhyrje të vogël në sistemin e tyre, por policia ka vendosur t’i fus krejt me një ‘thes’ dhe në një farë forme t’i shesë për hekur.

Pak më e arsyeshme që të shitet me këtë çmim, copa prej 2 eurove është fakti se në ankand janë hedhur edhe 117 kamera të vjetra.

Fiks 14 lloje të aseteve janë hedhur në ankand për vetëm 2 euro copën. Aty ka televizorë të vjetër nga 2005 deri në 2022 e deri tek kompjuterët apo telefonat fiks e mobil.

Në fakt, pajisjet nuk janë funksionale dhe shumica e tyre janë të vjetruara, por disa prej tyre më të reja, mjeshtri mund t’i ‘kthejë në jetë’.

Ankandi do të jetë i hapur deri më 5 mars 2024. /Demokracia.com/

Të ngjashme