Lajme
DOKUMENTE | Pas raportimit të Demokracia.com, tërhiqet kompania e zyrtarit të LDK-së që iu dha menaxhimi i pishinës në kryeqytet
Demokracia
22:51 | 30 Maj 2024

Share:

Kompania “Delice Caffe” Sh.p.k., e cila fitoi në thirrjen për menaxhimin e pishinës “Gërmia” në Prishtinë është tërhequr nga gara, pas dy ditësh që ishte shpallur fituese, shkruan Demokracia.com.

Ndërmarrja publike lokale “Sport Marketing” ka njoftuar sot, duke mos i bërë të ditura arsyet e tërheqjes së kompanisë fituese. “Ju njoftojmë se Operatori Ekonomik i shpallur fitues dhe i vetmi aplikues në konkursin e shpallur për thirrjen publike për bashkëmenaxhimin e Pishinës së Gërmisë, është tërhequr nga konkursi”, thuhet në njoftimin e “Sport Marketing” të datës së sotme, më 30.04.2024.

Menaxhmenti i ndërmarrjes publike “Sport Marketing” pas këtij vendimi menjëherë sot ka hapur thirrjen e re për menaxhimin e pishinës së Gërmisë.

Demokracia.com ka raportuar të martën se ndërmarrja publike lokale “Sport Marketing” ka shpallur fituese për menaxhimin e pishinës “Gërmia” në kryeqytet dhe shërbimet hoteliere kompaninë “Delice caffe SH.P.K., e cila është në pronësi të një aktivisti të LDK-së.

DOKUMENT | Pishina e Gërmisë në ofertim për operatorët privatë, fitues shpallet kompania që në ARBK figuron se është në pronësi të Sekretarit të Degës së III të LDK-së në Prishtinë

Siç ka raportuar Demokracia.com, kjo kompani bazuar në të dhënat e ARBK-së figuronte në pronësi të Shpend Avdilit, i cili është sekretar i një dege të LDK-së në Prishtinë.

Ky është artikulli i dytë brenda pak ditëve i Demokracia.com, i cili ka bërë që institucionet të marrin vendime pas raportimeve.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) e ka çuar në gjykatë, kryetarin Përparim Rama, pas raportimeve të Demokracia.com.

Arsye për këtë del të jetë themelimi i tri drejtorive të reja. Më 8 shkurt të këtij viti, Komuna e Prishtinës e kishte nxjerrë një vendim për ndryshim/plotësimin e vendimit të datës 19 janar 2016 nga atëherë kryetari Shpend Ahmeti.

Demokracia.com ka raportuar në disa tekste me radhë për themelimin e kundlërligjshëm të këtyre drejtorive. /Demokracia.com/

Pas disa raportimeve rresht të Demokracia.com, MAPL e dërgon në gjykatë Përparim Ramën

Të ngjashme