Lajme
DOKUMENTE | Nënshkruhet kontrata, Rozeta Hajdari i jep 72 mijë euro për aviobileta
Demokracia
19:12 | 26 Qershor 2024

Share:

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka dhënë një tender në vlerë 72 mijë euro për bileta avioni. Me këto bileta është paraparë të udhëtohet në 200 relacione të botës.

Në 200 relacione të botës kanë paraparë të udhëtojnë ministrja Rozeta Hajdari dhe stafi i saj.

Për këto udhëtime do të shpenzohen 72 mijë euro, kështu thuhet në tenderin që ka dhënë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, gjatë ditës së djeshme.

Për këtë tender ka pasur vetëm një kompani në garë, me të cilën edhe është nënshkruar kontrata, përcjell Demokracia.com.

“Shërbimet e transportit ajror për nevojat e MINT. Data e dhënies së kontratës 25.06.2024. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 25.06.2024. Numri i tenderëve të pranuar: 1. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata “AS TRAVEL CLUB”. Vlera e përgjithshme e kontratës, 72,002.00 euro”.

Kjo ministri ka treguar se ka nënshkruar këtë konkratë, pasi sasia e kontratës së mëhershme tashmë është shpenzuar.

“Harxhimi i sasisë së kontratës aktuale dhe mosmbetja pa kontratë, paraqitja e nevojave të domosdoshme për institucionin për sigurimin e këtyre shërbimeve”.

Edhe në këtë rast, ministria ka treguar se vlera e biletës prej 380 euro është një vlerë që shërben vetëm për kalkulim të çmimit.

“*Vlera e biletës prej 380 euro është një vlerë që shërben vetëm për kalkulim të çmimit dhe çmimi total do të përdoret vetëm për nevojat e vlerësimit të tenderit dhe nuk përcakton çmimin real të  kontratës, pasi që çmimi do të krijohet përgjatë zbatimit të kontratës nga çmimet që do të procedohen nga sistemi kompjuterik i rezervimit. Kontrata do të bazohet në sasi”.  /Demokracia.com/

Të ngjashme