Lajme
DOKUMENTE| Ministria e Gërvallës i bie pishman, anulon tenderin për ekspertët 
Demokracia
18:53 | 21 Shkurt 2023

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e ka anuluar thirrjen për tender për shërbime të veçanta ekspertësh.

Demokracia.com javë me parë kishte raportuar se ministria e udhëhequr nga Donika Gërvalla kishte hapur tender për thirrje për gjashtë ekspertë, të cilët ishte paraparë që të angazhoheshin për mirëmbajtjen e uebfaqes së MPJD-së, për të cilën Demokracia.com ka mësuar se nuk është e hostuar në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit, e cila ka për detyrë që të propozojë dhe koordinojë të gjitha politikat që ndërlidhen me teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit në institucionet e Republikës së Kosovës.

Megjithatë, ky tender tani është anuluar.

“Një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit”, thuhet në dosjen e publikuar në KRPP për anulimin e aktiviteteve të Prokurimit.

Po ashtu, siç bëhet e ditur në dosjen e publikuar në KRPP, nuk kishte asnjë ofertues për këtë tender.

Gjashtë ekspertë për gjashtë muaj ishte paraparë që t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 45 mijë euro.

Nga hulumtimi i Demokracia.com, del se uebfaqja e MPJD-së është e hostuar në Cloudfare.

Uebfaqet e tjera janë të hostuara në Ministrinë e Administratës Publike, pjesë e së cilës është ASHI-ja. /Demokracia.com/

LEXO EDHE:

DOKUMENT| Ministria e Gërvallës dorëlirë me “ekspertë”, 45 mijë euro ua jep 6 personave për 6 muaj

Të ngjashme