Lajme
DOKUMENTE | Ministri i Albin Kurtit e lidh fort me LDK-në, i punëson dhe avancon në ministri
Demokracia
20:50 | 23 Nëntor 2023

Share:

Elbert Krasniqi, i cili është kryetar i partisë Nisma e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), e ka ‘lidhur’ fort me njerëzit e LDK-së. Madje, ka nisur të mbush edhe ministrinë më njerëz të partisë rivale të Albin Kurtit, shkruan Demokracia.com.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e udhëhequr nga Elbert Krasniqi, po ‘mbushet’ me njerëz të afërt ose familjarë të figurave të njohura të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Së fundmi është ngritur në detyrë Besim Murtezani, i cili është njëri i afërt më LDK-në. Para pak ditëve është parë edhe në konventen e kësaj partie.

Demokracia.com ka parë se i njëjti para pak javëve është avancuar në detyrë nga MAPL-ja, si Udhëheqës i Divizionit. Konkretisht është emëruar Ushtrues Detyre i Drejtorit të Departamentit Ligjor dhe Monitorimit të Komunave.

 

Para pak muajve në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal është punësuar edhe Erolinda Januzaj – Mustafa, bashkëshortja e deputetit të LDK-së, Besian Mustafa.

Erolinda Januzaj – Mustafa vjen nga Istogu, komunë ku bashkëqeverisin LDK dhe partia e Krasniqit – IRDK.

Nga Istogu është edhe Udhëheqësja e Personelit të MAPL-së, Mihrije Shaljani. Shaljani është familjare e kryetarit të Istogut, Ilir Ferati, saktësisht gruaja e axhës.

Ndërkohë, po para pak mujave, Sekretar në MAPL ishte emëruar Trim Berisha, i cili është djali i kryetarit të Fushë-Kosovës, Burim Berisha, i cili vjen nga LDK-ja, shkruan Demokracia.com.

Berisha ka ardhur në këtë pozitë pas shkarkimit që i është bërë Fehmi Zenës. Por, edhe ky ka qëndruar vetëm pak muaj në këtë pozitë.

I njëjti ka marrë pushim pa pagesë në ministri dhe në vendin e tij është emruar Jeton Qela si U.D. i Sekretarit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL). Demokracia.com ka mësuar se Qela është njeri i afërt me Ministrin e Bujqësisë, Faton Peci. Për më tepër, dyshja kanë edhe fotografi të përbashkëta, ku dëshmohet miqësia e tyre.

Madje, Qela është emëruar në këtë pozite më 1 korrik, ndërsa vetëm një muaj më herët ka qenë Udhëheqës i Divizionit për Koordinim të Politikave, për t’u emëruar më 1 qershor U.D i Drejtorit të  Departamentit për Integrime Evropiane. Në momentin që ministria do ta mbulojë me konkurs këtë pozitë, ai pritet të kthehet Udhëheqës i Divizionit. /Demokracia.com/

Të ngjashme