Lajme
DOKUMENTE| Kuvendi ndërron “fytyrë”, hap konkurs për logo të veçantë
Demokracia
11:33 | 01 Mars 2024

Share:

 Lëvizja Vetëvendosje, e cila e ka shumicën në këtë legjislaturë po mendon që tash e tutje nuk bënë më të duket ashtu  logoja logoja e Kuvendit të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Kuvendi i Kosovës ka hapur konkurs publik për ndërrimin e logos. Kompanitë që bëjnë dizajne do të kenë afat që projektet e tyre t’i dorëzojnë deri më 11 prill 2024. Pastaj, ato do të vlerësohen nga një Komision i Kuvendit.

Logon do ta dizajnojë kompania që merr më së shumti pikë, si në dizajn, ashtu edhe në çmim, por do të shpërblehen tri projekte që marrin pikë më së shumti. Çmimi 1-rë do të marrë 7,000.00 euro. Çmimi i 2-të 2,000.00 euro dhe çmimi i 3-të 1,000.00 euro.

Nënkriteret e vlerësimit

Nëntë nënkritere të vlerësimit për logo janë paraqitur nga ana e Komisionit vlerësues:

  1. Të paraqet pasqyrim artistik të veprimtarisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës; (Minimumi 14 pikë – maksimumi 20 pikë.
  2. Të shpreh funksionin dhe mandatin e Kuvendit të Republikës së Kosovës; (Minimumi 7 pikë – maksimumi 10 pikë.
  3. Të jetë e veçantë, kreative, kualitative, profesionale dhe prezantuese; (Minimumi 7 pikë – maksimumi 10 pikë)
  4. Të jetë lehtësisht e kuptueshme; (Minimumi 7 pikë – maksimumi 10 pikë)
  5. Të përçojë mesazh të qartë; (Minimumi 7 pikë – maksimumi 10 pikë)
  6. Të jetë e dallueshme, t’i rezistojë kohës dhe të jetë e lehtë për t’u mbajtur në mend; (Minimumi 7 pikë – maksimumi 10 pikë)
  7. Të jetë e përshtatshme për vendosje në dokumente fizike dhe në paraqitje elektronike, e lehtë për shtyp, në sfonde të bardha dhe të errëta; (Minimumi 7 pikë – maksimumi 10 pikë)
  8. Të jetë lehtë e përdorshme në madhësi të ndryshme; (Minimumi 7 pikë – maksimumi 10 pikë)
  9. Të ketë shpjegim të secilit detaj të propozuar në logo; (Minimumi 7 pikë – maksimumi 10 pikë)       .

Logoja është e përcaktuar edhe me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

KREU III Statusi Juridik, Selia dhe Hapësira e Kuvendit, konkretisht neni 6 flet për “Selia, vula, logoja dhe hapësirat e Kuvendit”

Pika 3 e këtij neni, thotë se “Kuvendi ka logon e tij dhe se forma e logos miratohet nga Kryesia e Kuvendit. Logoja e Kuvendit vendoset në hapësirat e Kuvendit, në zyrat e deputetëve, në dokumente e akte të brendshme, në komunikimet e deputetit me palët e treta, në botime e publikime ose në aktivitete, të cilat organizohen nga Kuvendi”. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme