Lajme
DOKUMENTE | Kuvendi “armatoset” deri në dhëmb me teknologji, shpenzon 35 mijë euro për PC e llaptopë
Demokracia
20:35 | 14 Qershor 2024

Share:

Kuvendi i Kosovës ka dhënë një tender në vlerë të 35 mijë eurove për furnizimin me PC dhe llaptopë. 

 Disa llaptopë dhe PC tash e tutje do të zënë vend në Kuvendin e Kosovës.

Blerja e tyre është bërë përmes një tenderi, vlera e të cilit kap shumën e mbi 35 mijë eurove.

Kontrata mes kompanisë fituese dhe Kuvendit është nënshkruar sot, shkruan Demokracia.com.

“Furnizimi me pajisje të TI-së, PC, Laptopë. Data e dhënies së kontratës, 13.06.2024. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës, 14.06.2024. Numri i tenderëve të pranuar: 6. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata “ILIR – KOSOVA” . Vlera e përgjithshme e kontratës 35,866.80 euro.

Kuvendi ka bërë edhe një shënim shtesë, ku ka thënë se kompania duhet të japë çmimet reale për produktet.

“Shënim: Operatorët ekonomikë duhet t’i japin çmimet reale të tregut për pajisjet e ofruara. Çmimet jo-normalisht të ulëta dhe çmimet më të larta se çmimet reale të tregut do të trajtohen në pajtim me Ligjin e Prokurimit Publik”.        

Në dosjen e tenderit është treguar se me këto para do të blihen 30 PC/kompjuterë dhe 15 llaptopë.

Po ashtu janë kërkuar edhe tastatura e mausë.

“Tastatura i të të njëjtit Brand dhe Model, me PC-në e ofertuar (Referencë pozicioni Nr.1) copë 5. Maus i të të njëjtit Brand dhe Model, me PC-në e ofertuar (Referencë pozicioni Nr.1) copë 5”. /Demokracia.com/

Të ngjashme