Lajme
DOKUMENTE| Kurti bën “rrotacion” me zëvendësministrat e Rizvanollit dhe Hajdarit, ua ndërron vendet
Demokracia
16:13 | 01 Shtator 2022

Share:

Përderisa vendi po përballet me krizë të rëndë ekonomike, mungesë të energjisë, greva të mësimdhënësve, çmime të larta e shumë probleme të tjera, kryeministri Albin Kurti po gjen kohë të bëjë ndryshime kozmetike në Qeverinë e tij. 

Kryeministri Albin Kurti sot e ka bërë një “rrokadë” interesante në Qeverinë e tij, shkruan Demokracia.com.

Një ditë pasi foli për energjinë elektrike, Kurti ia ndërroi menjëherë ministrinë.

Demokracia.com ka siguruar vendimet e lirimeve dhe riemërimeve të dy zëvendësministrave nga ana e Kurtit.

Zëvendësin e Artane Rizvanollit e ka dërguar zëvendës të Rozeta Hajdarit dhe anasjelltas.

Zëvendësministrin e Ekonomisë, Mentor Arifajn, e ka lirur nga detyra në këtë ministri dhe e ka dërguar atë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Kurse, Getoar Mjekun nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e ka dërguar zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë. /Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme