Lajme
DOKUMENTE: Kujdes në rrugë, semaforët në Prishtinë tash e masin shpejtësinë e veturave
Demokracia
12:09 | 12 Korrik 2022

Share:

Semaforët në Prishtinë tani e tutje e masin edhe shpejtësinë e veturave që qarkullojnë në rrugë. Vendosja e ndriçuesve nëpër semaforë, Komunës së Prishtinës do t’i kushtojë mbi 50 mijë euro. Tenderi mes komunës dhe kompanisë fituese nënshkruhet sot. 

Matjen e shpejtësisë së veturave që qarkullojnë rrugëve të Prishtinës nga tani do ta bëjnë edhe semaforët.

Komuna e Prishtinës që drejtohet nga Përparim Rama ka dhënë një tender për këtë çështje, raporton Demokracia.com.

Mbi 50 mijë euro do të kushtojë investimi i ri për ndreqjen e semaforëve, ku do u vendoset edhe matësi i shpejtësisë së veturave.

Sipas njoftimit të shpallur në KRPP, thuhet se është dhënë tenderi me përshkrim “Ndërtimi i Semaforëve, modernizimi, ndërtimi i paneleve ndriçuese dhe matësve të shpejtësisë”.

“Vlera e përgjithshme e kontratës 50 756,34. Data e dhënies së kontratës 08.07.2022. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 12.07.2022. Numri i tenderëve të pranuar: 2. Grup i Operatorëve Ekonomik Bahri Asllani; Lasemaforica s.r.l.”, thuhet në njoftimin e shpallur, përcjell Demokracia.com.

 

Në dosjen e tenderit janë dhënë detaje lidhur me përdorimin dhe kontrollin që do ta kenë këta semaforë.

“Detektimi i operimit jo normal te semaforeve. Planet e sinjaleve. Mundësia e programimit nga kompjuteri, nga vete kontrollori  dhe nga qendra e monitorimit. Përpunimi i të dhënave te trafikut. Te ketë mundësinë e përpunimit te të dhënave, përkatësisht gjenerimin e planeve te sinjaleve ne baze te të dhënave të marruar nga detektorët. Telekontrolla dhe telealarmi. Te ketë mundësinë e lidhjes me aparate GSM dhe GPRS, për dërgimin e njoftimeve dhe alarmeve për punë jonormale te  udhëkryqit”./Demokracia.com/.

Të ngjashme