Lajme
DOKUMENTE | Kryeshefja e Postës fsheh nga organet e hetuesisë një rast të mitmarrjes
Demokracia
18:48 | 01 Shkurt 2022

Share:

Posta e Kosovës, aktualisht u.d. kryeshefe e ka Fakete Kadiun, të cilës ka kohë që i ka skaduar mandati.

Ndonëse me mandat të skaduar, ajo është duke e injoruar një pretendim serioz të një zyrtari të Postës së Kosovës, që implikon dy punonjës postarë në marrje e dhënie të mitos dhe rastin nuk është duke e adresuar tek organet e hetuesisë.

Demokracia.com ka siguruar një korrespodencë të zyrtarëve të Postës së Kosovës rreth kësaj çështjeje.

Komisioni Disiplinor kishte mbajtur një mbledhje më 28 janar 2022, ku ishte bërë edhe denoncimi nga ana e një zyrtari lidhur me mitmarrjen e një inspektori postar.

 

 

Zyrtari (identitet i njohur për redaksinë) kishte pohuar në këtë mbledhje se “ka fakte dhe dëshmi ndaj inspektorit postar për marrje të mitos”.

Këtë denoncim, Komisioni Disiplinor dhe Shoqata Sindikale e Postës e kishin adresuar edhe tek U. D. kryeshefja Fakete Kadiu. Në kërkesën e Shoqatës Sindikale të Postës, të cilën po ashtu e ka siguruar Demokracia.com, sindikalistët kishin kërkuar fillimisht të dinin nëse për këtë rast ishin informuar menaxhmenti, U.D Kryeshefja e Postës dhe organet e rendit.

Ndërsa, U.D. Kryeshefja e Postës, Fakete Kadiu, e cila ishte informuar për këtë rast edhe nga Komisioni Disiplinor, në përgjigjen e saj kishte thënë që zyrtari i postës duhet të paraqes dëshmi, duke mos e lajmëruar pretendimin si rast tek organet e rendit.

Demokracia.com ka mësuar se të implikuar në këtë rast janë dy të Postës së Kosovës të afërt me qeverinë aktuale dhe të njëjtit janë të pritje të avancimit në Postën e Kosovës.

Në Komisionin Disiplinor, zyrtari i Postës së Kosovës kishte deklaruar se inspektori postar ka kërkuar mito dhe për ketë gjë ekzistojnë edhe dëshmitë, të cilat mësohet se sot i janë dorëzuar edhe Kryeshefes së Postës.

Demokracia.com ka dërguar pyetje në Postën e Kosovës lidhur me këtë çështje, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. /Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme