Presidentja Vjosa Osmani, më 16 dhjetor ka nxjerrë Dekret për themelimin e misionit konsullor të Republikës së Kosovës në Republikën e Polonisë, me seli në Varshavë.
Sipas dekretit të siguruar nga Demokracia.com është ngarkuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që të ndërmarrë të gjitha veprimet për zbatimin e këtij Dekreti.
Dekreti i Osmanit është pranuar më 21 dhjetor në MPJD nga Presidenca e Kosovës.
Tash i mbetet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës që ta emërojë ekipin që do të shërbejë në këtë Konsullatë. /Demokracia.com/