Lajme
DOKUMENTE | Keqplanifikim i projekteve, Komuna e “Çlirimtarit” publikon 5 kontrata me negocim brenda ditës
Demokracia
14:23 | 02 Prill 2024

Share:

Tenderët me procedurë të negocimit pa publikim të njoftimit për kontratë ose siç njihen ndryshe kontratat njëburimore janë shtuar shumë viteve të fundit. Komuna e Shtimes që udhëhiqet nga kryetari Qemajl Aliu, i vetëquajturi ndryshe si “Çlirimtar”, shkruan Demokracia.com.

Ka dy lloje të tenderëve njëburimor, aso që lidhen kontrata vetëm me një kompani për shkak të emergjencave dhe kur ka mungesë të operatorëve të tjerë në treg, si dhe kontrata për punët shtesë, të cilat lidhen po ashtu me kontraktuesin që ka qenë duke i kryer punët në atë projekt. Këto lloje të kontratave kryesisht lidhen kur institucioni publik ia huq në një projekt.

Komunës së Shtimes nuk i dolën mirë llogaritë në të paktën pesë projekte të rrugëve. Kaq kontrata të vlerës së vogël pritet të nënshkruajë me negocim me punëkryesit e njëjtë komuna e Qemajl Aliut.

Në faqen e KRPP-së sot janë publikuar pesë tenderë, të cilët janë nën kuotën prej dhjetë për qind të kontratave bazë.

“Asfaltimi i rrugëve dhe trotuarit në Davidoc Rr.”Ibrahim Rugova”, ndriçim në Rr.“Sadriu” dhe në Rr.“Zeqë Zeqiri“ Ri-tenderim”. Kjo është vendpunishtja që kanë dalë punë shtesë.

Punët po kryhen nga grupi i kompanive ARLINDI SHPK; EUROLINDI SH.P.K. Vlera e kontratës është 5382 euro.

“Rregullimi i rrugëve ndriqimit dhe kanalizimit ne Zborc rr. Hafir Bajrami , rr. Rifat Haliti -Ritenderim. (Punë Shtesë)”, nga punëkryesi “Dashnim Jashari B.I.” në një vlerë prej 6,756.00 euro.

“Asfaltimi i disa segmenteve të rrugëve, ndriçimit dhe kanalizimit në fshatin Pjetërshticë, Rr.Aziz Dugolli, Rr.Rrezja, Rr.Idriz Ajeti, Rr.Isak Brahimi, Rr. Shaqir Dugolli. (Punë Shtesë)”. Punëkryesi “Dashnim Jashari B.I.” në një vlerë prej 3,839.50 euro.

“Asfalltimi i rrugeve, ndricimit dhe trotuarit ne Gjyrkoc, seg i Rr. “Bushati”, ndricim Rr. Pjetershtica” Rr. Kastrati”( Pune Shtese). Punëkryesi Dashnim Jashari B.I, në një vlerë prej 4,887.10 euro.

“Afalltimi i rrugëve trotuarëve dhe ndriçimit në Rr. “Cani”, rr. “Burimi” rr. “Ferizaj”, rr. “Beqir Rushiti”, rr. Trimat e Lirise”, rr “Qorrolli (Punë Shtesë)”. Kompania “Arsimi Company SH.P.K”, vlera e kontratës 6,617.90 euro.

Komuna e Shtimes mund të publikojë edhe ditëve në vazhdim punët shtesë edhe për ndonjë projekt tjetër, por ajo që shihet është se kompanisë “Dashamir Jashari” i janë miratuar punët shtesë në tri projekte.

Kjo kompani është favorizuar jashtëzakonisht shumë në Komunën e Shtimes dhe është kontraktor i rregullt i komunës. Pronar i saj është Dashnim Jashari nga Shtimja. Ai është djali i vëllait të Ruzhdi Jasharit, i cili në zgjedhjet e vitit 2017 ishte kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të komunës, por nuk kishte arritur të fitonte. Nga viti 2017 deri në 2020, ai ka mbajtur postin e asamblistit komunal nga LVV-ja. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme