Lajme
DOKUMENTE | “Erdhi dita”, militantja e pushtetit rehatohet me tender për herën e dytë te Hekuran Murati
Demokracia
14:06 | 16 Prill 2024

Share:

Një metodë të re e ka zbuluar pushteti aktual për të rehatuar militantët e vet. Këtë po e bënë nëpërmjet tenderëve, shkruan Demokracia.com.

Arkitektja Albana Bajrami, e cila është një militante e kamotshme e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, është punësuar në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, e cila udhëhiqet nga ministri Hekuran Murati.

Punësimi i saj nuk është bërë nëpërmjet rekrutimit për shërbyesit civilë, por nëpërmjet procedurave të prokurimit. Ajo aktualisht ka qenë duke punuar në ministri, por është hapur tender për të dytën herë për pozitën “Angazhimi i një eksperti për arkitekture” dhe është pranuar sërish ajo, shkruan Demokracia.com.

Angazhimi i saj do të jetë për 24 muaj, ku për këtë periudhë do të shpërblehet me 27,600.00 euro, aq sa ka qenë edhe ofertimi i saj në tender.

Bazuar në postimet që Bajrami ka bërë në rrjetin social Facebook, ajo shihet se është një militante e flaktë që disa vite e Lëvizjes Vetëvendosje. /Demokracia.com/

  

Të ngjashme