Lajme
DOKUMENTE| Donika Gërvalla anulon një vizitë shumë të rëndësishme për të shkuar në darkën me Borrellin dhe Vuçiqin
Demokracia
16:06 | 11 Maj 2022

Share:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz e ka anuluar pjesëmarrjen në takim e ministrave të Koalicionit Global kundër ISIS-it që mbahet në Marok, vend që nuk e ka njohur ende Kosovën për të marrë pjesë në darkën e organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Gërvalla e ka humbur mundësinë që të lobojë për njohjen e Kosovës  për të marrë pjesë në darkën jo formale ku do të marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në mungesë të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti,  të cilët gjenden në SHBA, Kosova do të përfaqësohet nga ministrja Donika Gërvalla në Bruksel. Kjo është konfirmuar nga kabineti MPJD-së, shkruan Demokracia.com.

“Sot e kemi përfunduar vizitën ne Izrael, e në mbrëmje nisemi për në Bruksel. Po merr pjesë (në darkën joformale të organizuar nga Borrelli)”, ka thënë Sharr Jakupi, shef i Kabinetit të MPJD-së.

Gërvalla-Schwarz e ka humbur mundësinë të takohet me Victoria Nuland, nënsekretaren amerikane të Shtetit për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiqin.

Demokracia.com ka siguruar agjendën e takimit në të cilin ministrja Gërvalla-Schwarz ishte paraparë të merrte pjesë sot më datë 11 maj.

 

Për ta përkrahur koalicionin global kundër organizatës terroriste ISIS, Qeveria e Kosovës në të kaluarën kishte ndarë 250 mijë euro.

Republika e Kosovës, së bashku me 81 vende të tjera të botës, është anëtare e Koalicionit Global Kundër Daesh, koalicion ky që ka për objektiv themelor shkatërrimin e rrjetit operativ të ISIS/ISIL, si dhe ka për qëllim parandalimin e financimit dhe ndalimin e bashkëngjitjes së luftëtarëve të huaj në luftë.

Për më shumë, ky koalicion synon edhe mbështetjen e stabilizimit dhe zhvillimin e infrastrukturës publike në pjesët e çliruara nga ISIS/ISIL, si dhe luftimin e propagandës që nxitë ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin kudo nëpër botë./Demokracia.com/

 

Të ngjashme
Lajme • 29 Qershor 2024