Lajme
DOKUMENTE | Burri i Vjosa Osmanit emërohet Drejtor për NATO dhe Politika të Sigurisë, ia merr pozitën kolegut të tij
Demokracia
09:01 | 12 Dhjetor 2023

Share:

Të qenit bashkëshort i presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriut po i sjell shumë përfitime e privilegje.

Ish-bashkëpartiakja e Vjosa Osmanit në Listën Guxo, ministrja Donika Gërvalla – Schwarz, ia ka sistemuar asaj të shoqin në një pozitë të përhershme në MPJD, shkruan Demokracia.com.

Prindon Sadriu është emëruar si i përhershëm në pozitën Drejtor i Departamentit për NATO dhe Politika të Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zyrë kjo që ishte lënë pa asnjë punëtor për muaj të tërë.

Demokracia.com e ka siguruar vendimin e emërimit të Prindon Sadriut në këtë pozitë.

“Prindon Sadriu me gradë Ministër në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, pas përfundimit të mandatit, sistemohet përhershëm në pozitën Drejtor i Departamentit për NATO dhe Politika të Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në vendimin që e ka siguruar Demokracia.com.

Vendimi është marrë më 30 nëntor dhe mban nënshkrimin e sekretarit Behar Isma.

Krejt kjo është bërë duke “shkelur” mbi një koleg të tij, ngase në këtë pozitë rreth 1 muaj më herët ishte emëruar Artan Duraku.

Por, meqë kjo pozitë ngjalli lakminë e bashkëshortit të presidentes Osmani, Duraku e humbi pozitën dhe nuk u ankua fare.

Vendimi për Durakun për pozitën që ia rrëmbeu bashkëshorti i presidentes Osmani, të cilin po ashtu e ka siguruar Demokracia.com, ishte marrë më 20 shtator të këtij viti dhe hynte në fuqi më 1 tetor.

Prindon Sadriu nuk është hera e parë që përfiton në krah të bashkëshortes së tij.

Ndonëse ai i kishte quajtur mediat edhe si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”, presidentja Osmani edhe pas kësaj e kishte mbrojtur të shoqin dhe ishte munduar ta arsyetonte.

Presidentja Osmani gjatë kohës u përcoll nga skandalet e vazhdueshme të bashkëshortit të saj.

Demokracia.com kishte zbuluar se Sadriu në të kaluarën i kishte bërë shtetit kërkesë edhe për rimburësimin e shpenzimeve të trajtimit të virusit Covid-19 në vlerë prej 396 euro e 80 centë, të cilat i ishin rimburësuar kundërligjshëm.

Ai e kishte bërë këtë kërkesë më 22 dhjetor 2020 kur Vjosa Osmani ishte U.D. Presidente.

Zotëriu i Parë në këtë kërkesë e kishte njoftuar asokohe Sekretarin e Përgjithshëm edhe për mungesën e një fature në vlerë prej 40 eurosh, të cilën i thoshte se nuk po mund ta gjente, porse ia kishte bashkuar kuponin fiskal. /Demokracia.com/

Ekskluzive: Zotëriu i Parë ia kërkoi shtetit 396 euro si shpenzime të tij pas infektimit me Covid-19 (Dokument)

LEXO EDHE:

SKANDALOZE: Prindon Sadriu i quan mediat ‘Ndërmarrje të Përbashkëta kriminale’

LEXO EDHE:

Sulmi ndaj mediave nuk është skandali i vetëm i Sadriut – Ishte i përfshirë në përleshje fizike me kolegët e punës

Ruajtja e sekreteve të Zotriut të Parë dëmton buxhetin, MPJD-ja paguan gjobën prej 13 mijë eurosh

MPJD u dënuan 13 mijë euro për fshehjen e shpenzimeve të Prindonit, por çifti Osmani-Sadriu dhe Gërvalla duken të relaksuar

LEXO EDHE:

S’ndalen privilegjet për burrin e presidentes Osmani, Prindon Sadriut i lejohet kundërligjshëm të punojë në universitetin e EJL-së

LEXO EDHE:

Gërvalla e amniston Prindon Sadriun, edhe pse thotë se deklarata e tij për gazetarët nuk i pëlqeu

LEXO EDHE:

DOKUMENT| Gërvalla shkeli ligjin për ta kthyer nga misioni një diplomat, por Prindon Sadriun po e amniston

LEXO EDHE:

“…Dita ditës po bëhen rrezik më i madh nacional për sigurinë nacionale të Kosovës”, deklarata e rrezikshme e pushtetarit Prindon Sadriu

LEXO EDHE:

 

Të ngjashme