Lajme
DOKUMENTE | Aktivistja e Vetëvendosjes dyshohet se u punësua me “dallavere” si infermiere në Spitalin e Gjakovës
Demokracia
09:01 | 03 Tetor 2024

Share:

Përmes Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, ditë më parë në Spitalin e Gjakovës është shpallur një konkurs për infermier. Aty është punësuar një aktiviste e Vetëvendosjes. 

Punësimi i militantëve të partisë në pushtet, Vetëvendosjes, është duke vazhduar edhe këto ditë.

Një rast i fundit po dyshohet se ka ndodhur në Spitalin e Gjakovës, ku përmes një konkursi për infermier është punësuar Marigona Nuza, e cila ishte pjesë e listës zgjedhore të Vetëvendosjes, shkruan Demokracia.com.

Nuza vite me parë ka qenë edhe “krah i djathtë” i Mimoza Kusarit, kur kjo ishte kandidate për kryetare të Gjakovës. Ky fakt dëshmohet edhe nëpër fotografi të ndryshme.

Marigona Nuza ka edhe fotografi me kreun e Vetëvendosjes, kryeministrin Albin Kurti.

Por, si u punësua Nuza në spitalin e Gjakovës?

Kurdisja është bërë përmes konkursit, duke ndryshuar renditjen në listën e personave që kanë kaluar testin dhe atyre që nuk e kanë kaluar.

Kandidati me kodin 198 (që në këtë rast është Marigona Nuza) në konkursin  e ShSKUK-së për Infermier të Përgjithshëm Bachelore në SP Gjakovë, fillimisht renditet në mesin e kandidatëve që nuk e kanë kaluar pragun e testit me shkrim me 40 pikë.

Mirëpo, befasisht në listën përfundimtare asaj i rriten pikët nga 40 në 52, shkruan Demokracia.com.

Në listën përfundimtare të kandidatëve të cilët kanë kaluar testin me shkrim, kandidati i njëjtë rezulton që ka kaluar pragun e testit me shkrim, duke iu rritur poenët në 52 nga 40 sa kishte fillimisht.

Krejt kjo manovër në fund mbyllet me rezultatin që kërkohej për punësimin e Marigona Nuzës.

E njëjta kandidate, Marigona Nuza, e cila fillimisht nuk kishte kaluar pragun, rezulton si kandidate e suksesshme e pranuar në konkurs me gjithsej 75.4 pikë, duke e lënë pas kandidatin tjetër me shifër 305, i cili kishte poenë më shumë në testin me shkrim.

Në listën e shpallur nga ky konkurs është dhënë edhe një sqarim me dy rreshta për ndryshimin e kodit 198, kod që i përkiste Marigona Nuzës.

“Pas shikimit në test me datë 30.08.2024, në prani të komisionit përzgjedhës, kemi ndryshim te kodi 198, andaj lista përfundimtare është si më poshtë. /Demokracia.com/

Të ngjashme