Zyra e Presidentes së Kosovës ka nënshkruar kontratë për furnizim me lule për nevojat e saj.
Kontratën për furnizim me lule në Presidencë e ka fituar kompania D.P.T. “Lulishtja Labi”, raporton Demokracia.com.
Siç bëhet e ditur në tenderin e publikuar në KRPP, “Lulishtja Labi” do të përfitojë 7 mije e 339 euro e 72 centë nga kjo kontratë.
“Lulishtja Labi” do ta furnizojë Presidencën me buqeta të ndryshme e kurora lulesh për 24 muaj me radhë.
Për këtë tender kanë aplikuar vetëm dy kompani, ndërsa ka fituar kompania me çmimin më të ulët. /Demokracia.com/