Lajme
DOKUMENT| Zyra e Kurtit shijon luksin, shpenzoi rreth 100 mijë euro për udhëtime zyrtare
Demokracia
14:19 | 12 Maj 2022

Share:

Që nga 1 janari i vitit të kaluar e deri më 31 dhjetor, Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka shpenzuar rreth 100 mijë euro për bileta, mëditje e shpenzime të tjera për udhëtime zyrtare.

Albin Kurti më 23 mars të vitit të kaluar kishte marrë detyrën e kryeministrit të Kosovës, i cili ishte zotuar se do t’i printe një qeverie të ndryshimit.

Në raportet financiare të Zyrës së Kryeministrit të siguruara nga Demokracia.com përfshihen të gjitha shpenzimet gjatë vitit të kaluar, përfshirë edhe tre muajt e parë sa Avdullah Hoti ishte kryeministër.

Sipas këtyre dokumenteve, gjatë vitit 2021, pavarësisht situatës pandemike, Zyra e Kryeministrit ka shpenzuar 99 mijë e 658 euro e 58 centë për udhëtime zyrtare, raporton Demokracia.com.

Në këto dokumente thuhet se vetëm për bileta për udhëtime jashtë vendit janë shpenzuar 58 mijë e 845 euro e 10 centë, për mëditje të udhëtimeve zyrtare jashtë vendit janë shpenzuar 18 mijë e 780 euro e 28 centë, ndërkaq për akomodim jashtë vendit janë shpenzuar 20 mijë e 605 euro e 63 centë, si dhe shpenzime të tjera gjatë udhëtimeve zyrtare, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar 962 euro e 52 centë. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024